Saturday , 27 November 2021

BRDARIÇ: VLLAZNIA NDAJ DINAMOS VETËM PËR FITORE

Pas ndeshjeve të kombëtares, Superliga shqiptare rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 5-të të saj dhe në Shkodër Vllaznia do të presë Dinamon.

Në prag të kësaj ndeshje, trajneri Thomas Brdariç në prononcimin e tij për mediat është shprehur se Vllaznia do të bëjë çmos për të vazhduar serinë e rezultateve positive edhe ndaj këtij kundërshtari…

Përkthimi: “Fituam ndaj Labërisë për Kupë dhe serinë e rezultateve pozitive duam ta vazhdojmë edhe nesër ndaj Dinamos. Ne duhet të japim më të mirën, të luajmë fort para tifozëve tanë dhe të marrim fitoren. Sigurisht që mungesat kanë impakt dhe do duhet të bëjmë zëvendësime. Por ne nuk kemi vetëm 11 lojtarë, kemi 24.

Gjithsecili ka mundësinë e vet për të treguar veten. Duhet të jemi më shumë se 100 përqind në këtë ndeshje. Futbolli sot kërkon që të jemi agresivë, Dinamo luan mirë futboll dhe e ka treguar. Ne duhet të jemi në maksimumin tonë. Ndeshjen nesër duhet ta shijojmë dhe t’u tregojmë të gjithëve se jemi aty, me ndeshjen që është e rëndësishme.

Mendoj se ekipet janë të balancuara dhe do mundohemi të tregojmë punën e bërë gjatë javës. Më pëlqejnë mendimet e Imamit, por do të flasim pas ndeshje me të. Konkurrenca në skuadër duhet të sjellë zhvillim dhe mendoj se ne kemi lojtarë në çdo repart që mund të bëjnë këtë”.

Bashkë me trajnerin Brdariç në këtë konferencë për shtyp ka qenë edhe sulmuesi Gjurgjeviç. Ai duket i lumtur për rikthimin në fushë pas një periudhe dëmtimi dhe ka premtuar të bëjë më të mirën për skuadrën duke filluar nga nesër me Dinamon…

Përkthimi: “Pata një dëmtim në një pikë kyçe sepse isha në një moment të mirë, por tani jam rikthyer dhe jam mjaft i lumtur që shënova në ndeshjen e Kupës, gol që shërbeu për të kthyer edhe rezultatin e ndeshjes së parë.

Ndoshta nuk do të premtoj gol edhe ndaj Dinamos, por premtoj të bëj gjithçka është e mundur për ta ndihmuar skuadrën ta fitojë këtë ndeshje. Ne do të bëjmë maksimumin për t’i shkaktuar humbjen e parë Dinamos. Mendoj se po rikthehem gradualisht në formën time më të mirë për të luajtur dhe mbi të gjitha, për të luajtur mirë”.

Me ndeshjen Vllaznia- Dinamo që do të luhet të hënën në orën 19.45 në stadiumin “Loro Boriçi” do të mbyllet edhe java e pestë e kategorisë superiore dhe shkodranët do tentojnë të mos i largohen kreut të renditjses.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME PËRBËRJE TË PLOTË NDAJ LAÇIT

Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë ditën e shtunë …