Thursday , 27 January 2022

BRDARIÇ: VLLAZNIA NË LAÇ PËR NJË START TË MBARË

Koha e përgatitjeve ka përfunduar dhe nga e shtuna Vllaznia do të jetë e fokusuar maksimalisht tek sfida e parë e kampionatit, ajo që do të luajë pasditen e së shtunës në Laç ndaj skuadrës vendase.

Një sfidë kjo padyshim shumë e vështirë ndaj një kundërshtari që edhe ai e nis kampionatin si pretendent. Megjithatë në kampin shkodran nuk duan t’I bëjnë llogaritë me të tjerët.

Trajneri Brdariç në prononcimin e tij për mediat një ditë para ndeshjes, është shprehur se Vllaznia është e fokusuar vetëm tek vetja dhe kuptohet që do të tentojë ta nisë mbarë sezonin e ri…

Përkthimi: “Do të përballemi me Laçin nesër dhe do të përgatitemi për një ndeshje mjaft të vështirë. E rëndësishme është se kemi arritur të krijojmë një atmosferë mjaft të mirë në dhomat e zhveshjes dhe kjo për mua është shumë e rëndësishme.

Na duhet që të përshtasim sa më shpejt disa lojtarë të rinj me skuadrën. Do të jemi konkurrues në Laç, por do të mundohemi të aplikojmë edhe mënyrën tonë të lojës. Fatkeqësisht në ndeshjen e nesërme nuk do të jemi të plotë, por do të luajnë të tjerë që do jenë mjaft të uritur në fushë për të dhënë më të mirën.

Parashikoj një kampionat më të vështirë sesa vjet, por ne do jemi gati për ta përballuar me sukses atë. Në Shqipëri ekipet që luajnë jashtë e kanë pak të vështirë të marrin pikë, por ne shpresojmqë ta ndryshojmë këtë gjë dhe të marrim fitoren nesër në Laç”.

Ndërkohë, mbrojtësi Adili ka qenë disi më i ashpër në deklaratat e tij në këtë komunikim me mediat. I pyetur nga gazetarët nëse Vllaznia duhet ta ketë frikë Laçin, ai është shprehur…

Ndeshja ndaj Laçit do të luhet në transfertë të shtunën në orën 13.45 dhe drejt këtij qyteti pritet të udhëtojnë edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh shkodranë që do të jenë përkrah skuadrës së tyre në këtë start të kampionatit.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA ASNJË NËNVLERËSIM PËR EGNATIAN

Vllaznia do të luajë pasditen e së premtes ndaj Egnatias sfidën e rradhë për kampionat. …