Thursday , 25 February 2021

BRDARIÇ: VLLAZNIA PËR 3 PIKË EDHE NDAJ SKËNDERBEUT

Vllaznia do të luajë të dielën në Korçë ndaj Skënderbeut dhe në rradhët e saj ka besim për marrjen e një rezultati pozitiv.

Në prag të kësaj ndeshje, trajneri Thomas Brdariç në daljen e tij para mediave, është shprehur entuziast për marrjen edhe të një tjetër rezultati pozitiv edhe në ndeshjen e rradhës…

Përkthimi: “Kemi punuar gjatë gjithë javës me përkushtim për ndeshjen me Skënderbeun. Lojtarët që do të zbresin në fushë do të kenë mundësinë të japin maksimumin. Adili nesër do të jetë me ne. Shpresoj që bora të jetë larguar nga fusha, këtë na e kanë premtuar edhe nga Federata. Shpresoj që të jetë ashtu.

Në Superiore nuk ka ekipe të lehta dhe të vështira, duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje. Për mua është e rëndësishme që të jemi një trup, të përqendruar bashkë. Ne nuk kemi 11 lojtarë, jemi më shumë se aq, kemi 22 lojtarë dhe të gjithë kanë rëndësinë e tyre.

Nuk bëhet fjalë kur lojtari do të luajë, por kur ekipi ka nevojë për të. Është shumë e rëndësishme që të rrime mirë dhe t’i përdorim mundësitë tona ofensive ndaj Skënderbeut.

Aleancat? Faza e tretë e kampionatit është speciale, por nuk do i japim rëndësi kësaj pjese, t’i japim rëndësi lojërave tona. Në ndeshjet e fundit ka pasur kritika te skuadra për golat dhe sulmuesit para portës. Me Laçin është dashur kartoni i kuq për ta, askush nuk e thotë. Me Apoloninë nuk na dhanë 11-metërsh, kushtet e vështira të motit gjithashtu. Nuk jemi justifikuar, por përqendrohemi te puna jonë, ekipi ka dëshirë të luaj futboll.”

Përkrah trajnerit, në këtë konferencë për shtyp ka qenë edhe mbrojtësi Nertil Hoxhaj që nesër do të startojë si titullar në takimin ndaj Skënderbeut. Në prononcimin e tij, ai është shprehur i qartë se Vllaznia edhe në këtë përballje do të synojë vetëm fitoren…

Ndeshja Skënderbeu- Vllaznia e vlefshme për javën e 20-të të kategorisë Superiore do të luhet ditën e dielë në orën 13.00 në stadiumin e qytetit të Korçës dhe kuqeblutë do të synojnë fitoren për të ruajtur distancën me ndjekësit e tyre në renditje.

Lexoni dhe kete

AKADEMIA VLLAZNIA, DY FITORE TË THELLA NË JAVËN E 13-të

Ka rezultuar e suksesshme java e 13-të e kampionateve të moshave për ekipet e Akademisë …