Sunday , 17 January 2021

BRDARIÇ: VLLAZNIA SYNON FITOREN EDHE ME TEUTËN

Vllaznia do të luajë pasditen e së premtes ndaj Teutës në Shkodër ndeshjen e parë për këtë vit. Përballen me njëra- tjetrën dy ekipet më të mira aktualisht të kampionatit dhe sigurisht që pritet një përballje e fortë.

Megjithatë trajneri Thomas Brdariç në prononcimin e tij para gazetarëve ndonëse e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, sërish ka deklaruar se Vllaznia do të bëjë detyrën e saj dhe do të kërkojë vetëm fitoren.

Po ashtu, tekniku gjerman ka folur edhe për merkaton duke thënë se nuk e ka shumë mendjen tek ajo…

Përkthimi: “E kemi filluar vitin me plotësimin e skuadrës me një sulmues të mirë si Avdijaj dhe po shohim gjithmonë përpara se ajo që ka kaluar, ka kaluar. Duam të tregojmë paraqitje si vitin e kaluar. Jemi në një pozitë ku çdokush duhet të na kapë dhe mundë, jemi në vend të parë dhe duhet ta mbrojmë e do ta tregojmë ndaj Teutës nesër.

E kemi pare Teutën si luan dhe mendojmë se ne kemi shanse të mira në fushën tonë dhe duhet të bëjmë maksimumin të mundim Teutën. Ajo është një skuadër shumë e fortë, ka trajner me eksperiencë, është fituese e Kupës por mendoj se skuadra ka shumë motivim për të treguar se duam të fitojmë. Do të jetë një ndeshje e fortë, duhet të jemi të fokusar dhe të uritur të fitojmë kundër Teutës.

Nuk e kam mendjen tek dhuratat e merkatos. Nuk jemi me ngut të afrojmë lojtarë. Nëse gjejmë lojtarë të mirë për këtë klub, mund të bëjmë diçka. Nuk ka asnjë gjë të veçantë për të folur për momentin. Kur të kemi diçka do të flasim”.

Ndeshja Vllaznia- Teuta e vlefshme për javën e 13-të të kategorisë Superiore do të luhet të premten në orën 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe pritet me shumë interes nga të dy ekipet.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 1 – 4 EDHE ME TIRANËN

Vllaznia U21 e ka nisur mbarë edhe vitin 2021. Ashtu siç e mbylli vitin e …