Saturday , 31 October 2020

BRDARIÇ: VLLAZNIA TANI ËSHTË E PLOTË, GATI PËR KAMPIONAT

Miqësorja ndaj Apolonisë e zhvilluar pasditen e së dielës në stadiumin “Loro Boriçi” i ka shërbyer jo pak ekipit të Vllaznisë. Trajneri Brdariç pas ndeshjes është shprehur i kënaqur për paraqitjen e skuadrës sidomos në pjesën e dytë, ndërkohë që ka folur edhe për merkaton duke deklaruar se tashmë Vllaznia është e plotësuar me lojtarët e duhur në çdo pozicion.

Përkthimi: “Objektivi i kësaj ndeshje ishte të aktivizonim lojtarët që nuk kishin marrë minutat e duhura në ndeshjet e mëparshme. Jam i kënaqur me një pjesë loje, por duhet të punojmë më shumë për realizimin e golave pasi krijojmë shumë raste. Për momentin jemi kompletuar në çdo repart sepse kemi nga dy lojtarë në çdo pozicion dhe tani do të ndërtoj mënyrën e lojës së skuadrës sipas ideve të mia. Nuk më intereson pjesa individuale, por më intereson grupi. Jam I kënaqur pasi kishim disa momente të mira, por mungoi vetëm goli”.

Ndërkohë i pranishëm në këtë ndeshje ka qenë edhe presidenti i Apolonisë Koço Kokëdhima i cili përpos miqësores ka folur edhe për çështjen e bojkotit të kampionatit që sipas tij do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave nga ana e Qeverisë…

Pas kësaj miqësoreje, ende nuk është e qartë nëse ekipet do të vazhdojnë të luajnë ndeshje të tilla edhe në të ardhmen, apo do të nisin të mendojnë për ndeshjet e kampionatit.

Lexoni dhe kete

NIS FUTBOLLI, NË FUNDJAVË LUHEN 4 KAMPIONATE

Lajme të mira për futbollin shqiptar. Federata ka marrë vendim ditën e sotme që më …