BREGDETI I SHENGJINIT I BOSHATISUR

Moti nuk po i favorizon bizneset që operojnë në zonat turistike. Në Shëngjin plazhet janë të boshatisura dhe ka pak pushues në krahasim me vitet e kaluara. Kjo situatë po ndikon negativisht tek subjektet private të cilët ishin përgatitur për të pritur pushues.

Operatoret turistik në Shëngjin thonë se dhe kriza politike dhe ajo ekonomike po jep ndikim negativ në turizem, pasi edhe pronotimet për muajit korrik dhe gusht janë të pakta.

Specialisti i të Ardhurave Vendore në Njesinë Administrative të Shëngjinit Bilbil Gjini thotë se kjo situatë po dëmton biznesin në këtë zonë turistike.

Shëngjini ka hapur zyrtarisht sezonin turistik që me datë 31 maj, por nëse kapriçot e motit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, bregdetit do ti mungojnë frekuentuesit.

Lexoni dhe kete

VJEDHJA E BAGETIVE SHQETESIM NE LEZHE

Vjedhja e bagëtive është kthyer në shqetësim për banoret e fshatrave të Lezhës. Dy lopë …