Sunday , 29 November 2020

“BRENDA MANDATIT TË ARDHSHËM, SHQIPËRIA DUHET TË JETË ANËTARE E BE”

Brenda mandatit të ardhshëm, Shqipëria duhet të jetë anëtare e BE-së. Ky është premtimi i liderit të Partisë Republikane gjatë një takimi të aktivistëve të partisë në Tiranë.

Në fjalën e tij, kryetari Fatmir Mediu deklaroi se kur Rama erdhi në pushtet, Shqipëria ishte vend anëtar i NATO-s falë angazhimit të të gjithë qeverisë për të luftuar krimin dhe falë reformave ekonomike dhe institucionale, mundim i shpërblyer me liberalizimin e vizave me BE.

Sipas Mediut “Rama mohoi dhe shkatërroi çdo gjë, duke bërë që Europa të jetë një ëndërr e largët”, ndërkohë që vendi u mor peng nga krimi dhe korrupsioni.

Mediu vë theksin tek rinia, duke thënë se Shqipëria do ecë përpara me to.

Lexoni dhe kete

MEDIU: QEVERIA PO PËRDOR PANDEMINË PËR INTERESA POLITIKE

Opozita vijon të hedhë akuza ndaj qeverisë për keq-menaxhimin e situatës së pandemisë. Kreu i …