Breaking News

BRENDA PAK DITESH NIS PUNA NE RRUGEN E TOROVICES

Brenda pak ditesh pritet të nisë puna për rehabilitimin e rrugës së Torovices, invetim ky mjaft i rëndësishem për këtë zonë.është kompania fituese për realizimin e këtij projekti i cili kap vleren e 3.2 miliard lekeve she tashmë pritet vetem lidhja e kontrates.Investimi parashikon rehabilitimin e plotë të rruges nga Balldreni deri në Bent.

Gjithashti do të rikulaifikohet edhe qendra e fshatit Torovicë me trotuare dhe ndriçim.Punimet të cilat pritet të nisin brenda pak ditesh do të përfundojnë brenda këtij viti, duke i dhënë në këtë mënyre zgjedhje një problematike disa vjeçare të mijerave banoreve të kësaj zone.Po ashtu ndërtimi i kësaj rruge do të ndihmoje edhe turizmin në Velipoje, pasi kjo rrugë shkurton ndjeshem distacen dhe çliron trafikun gjatë sezonit turistik.

Investimi është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa një rol të rëndësishem për realizimin e këtij projekti ka dhe kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.Ka qenë ky i fundit i cili gjatë një takimi që pati me kryeministrin Edi Rama 1 vit me parë e bindi që ta financoje projektin e realizuar nga Bashkia për rehabilitimin e kësaj rruge e cila ka qenë një kërkese e vazhdueshme e 5 mijë banoreve të Torovicës.

Lexoni dhe kete

LEZHE, NIS MBJELLJA E 5 MIJE PEMEVE NE KODREN E KALASE

Fenomeni eroziv me rrëshqitje dherash e guresh është kthyer në shqetësim në kodren pranë kalasë …