Wednesday , 17 January 2018

“BROKEN HOUSE”, ARRESTOHEN 3 PERSONA, VJEDHEN 11 BANESA

Agjentë të policisë së Shkodrës kanë finalizuar operacionin e koduar “Broken House”. Në kuadër të këtij aksioni është goditur një grup kriminal i përbërë nga tre shtetas dhe i konsideruar përgjegjës për një sërë grabitjesh. Drejtoria e Policisë së Shkodrës njofton se ka arritur të dokumentojë me prova ligjore të paktën 11 vjedhje të kryera në qarkun verior.  Të arrestuar janë shtetasit: Esmir Demaj, 28 vjeç, banues në fshatin Rrashkullaj, Malësi e Madhe; Altin Billa, 39 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër; Gentian Dibra, 40 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër.

Ndërsa vjedhjet e kryera prej tyre janë:  1-Më datë 26 qershor në lagjen “Kongresi i Përmetit’, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases K. B. 68 vjeçe. 2-Me datë  9 korrik në lagjen “Tre Herojnt”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Gj. B. 58 vjeç. 3-Me datë 18 gusht  në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit  S. K. 60 vjeç. 4-Me datë 23 gusht  në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. G. 77 vjeç. 5-Më datë 23 shtator në lagjen Shirokë,  Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H. B. 52 vjeç. 6-Me datë 22 gusht në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M. M. 62 vjeç. 7-Me datë 24 shtator në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases F.Gj. 8-Më datë 1 qershor në fshatin “Boriç i Madh”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit K. M. 58 vjeç. 9-Më datë 17 gusht në fshatin “Gruemirçesmë”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. R. 47 vjeç. 10-Më datë 19 gusht në fshatin “Boriç i Madh”,  Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh. A. 72 vjeç. 11-Më datë 1 korrik  në fshatin Kullaj, Malësi e Madhe, është vjedhur  me thyerje   banesa shtetasit Y. B. 64 vjeç.

Në të njënjtën kohë policia bën të ditur se është dokumentuar me prova ligjore aktiviteti kriminal i të arrestuarve që do përballen me akuzën e vjedhjes.

Lexoni dhe kete

HETIMI PER ATENTATIN ME BOMBE NE RUS TE SHKODRES

Ende asnje të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunes ndaj Lulzim Kullës, pavarësisht …