BUDVA, PREZANTOHET PROJEKTI GAZSJELLESIT “IAP”, KALON NE SHKODER

Jonian-Adriatik-Pipeline, ndryshe IAP ėshtė projekti mė i ri Gazsjellės qė pritet tė pėrfitojė vendi ynė. Ministrat e Energjisė sė rajonit janė takuar nė Budva ku ranė dakord pėr ngritjen e njėsisė sė menaxhimit tė kėtij projekti. Ky ėshtė gazsjellėsi i dytė qė pritet tė pėrfitojė vendi ynė pas atij TAP, i cili ka muaj qė ka nisur ndėrtimin. Ky gazesjelles do te kaloje edhe ne Shkoder dhe nw lumin Buna. Ministrat e tė katėr vendeve u takuan nė Budva ku ranė dakord pėr krijimin e njė njėsie tė menaxhimit tė projektit ku do tė ketė njė pėrfaqėsim edhe SOCAR, kompania shtetėrore e naftės sė Azerbajxhanit, aksionere e TAP.

“Pėrfaqėsues tė kompanive tė gazit dhe ministrive pėrkatėse do tė krijojnė njė njėsi tė menaxhimit tė projektit ku do tė kenė palė edhe kompaninė SOCAR tė Azerbajxhanit pėr ta promovuar kėtė projekt. Mali i zi po e pėrfundon masterplanin e gazit, gjithashtu edhe Shqipėria. Kroacia ka avancuar nga ana e saj e kjo do tė thotė se po maturohet pak nga pak kėrkesa pėr gaz. Shumė shpejt tė gjitha vendet do tė kenė sasi tė dedikuara pėr gazin ccka e bėn kėtė projekt akoma mė fizibėl. Vendet kanė marrė njė vendim tė rėndėsishėm pėr tė krijuar njė njėsi konkrete, pėr tė folur me institucionet e Komisionit Evropian dhe pėr tė dialoguar me investitorė tė mundshėm”,
u shpreh ministri Gjiknuri.

Projekti i gazsjellėsit Jonian-Adriati, synon tė lidhė sistemin ekzistues tė transmetimit tė gazit tė Republikės sė Kroacisė, nėpėrmjet Bosnjė Hercegovinės (nė det), Malit tė Zi dhe Shqipėrisė me sistemin e gazsjellėsit Trans Adriatic. Nga Fieri, Shqipėri, tubacioni shkon ne drejtim tė veriut duke arritur Tiranėn, duke vazhduar me tej nė drejtim tė kufirit me Malin e Zi afėr Shkodrės. Nė kufi, tubacioni kalon lumin Buna dhe shkon nė drejtim tė Malit te Zi e me pas drejt Kroacise.

Lexoni dhe kete

MINISTRIA E FINANCAVE I PƋRGJIGJET PD PƋR INVESTIMET E HUAJA: 2 MLD EURO NƋ DY VITE

Ministria e Financave dhe EkonomisĆ« ka reaguar ndaj akuzave tĆ« PartisĆ« Demokratike se investimet e …