BUJAR QAMILI, NË NDIHMË TË NJERËZVE NË NEVOJË

Çdo vit në muajin e Ramazanit ka shtruar iftar për njerëzit në nevojë, por në Ramazanin e këtij viti e ka pasur të pamundur për shkak të pandemisë. Gjithsesi, Mjeshtri i Madh, Bujar Qamili, është gjendur përsëri pranë këtyre njerëzve duke dhuruar pako ushqimore.

Nisma erdhi në bashkëpunim me Myftininë Shkodër. Përfaqësuesi i këtij institucioni, Arben Halluni, vlerësoi këtë kontribut të Bujarit dhe tha se është nxitje për të tjerët që të kontribuojnë në të njëjtën mënyrë.

Bujar Qamili ka zgjedhur të jetë pranë 30 familjeve në nevojë të Qarkut Shkodër.

Lexoni dhe kete

MYFTINIA SHKODËR NË NDIHMË TË SHOQATËS SË INVALIDËVE SHKODËR

Myftinia Shkodër vijon të jetë në ndihmë të shtresave në nevojë, veçanarisht në muajin e …