BUJAR QAMILI SHTRON IFTAR NE MUAJIN E RAMAZANIT

Këngëtari i mirënjohur shkodran, njëkohësisht “Mjeshtëri i Madh” Bujar Qamili ka shtruar një iftar pasditën e së martes në qytetin e Shkodrës, në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky është viti i 10-të që shtron iftar për besimtarë dhe përfaqësues të institucioneve në Shkodër.

Në këtë iftar ishin ftuar edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Greta Bardeli, që dhanë urimet e tyre për besimtarët në këtë muaj të shenjtë.

Bujar Qamili e ka kthyer në traditë tashmë organizimin e një iftari në çdo muaj të Ramazanit.

Lexoni dhe kete

RRITJA E ÇMIMIT TË NAFTËS, KONFINDUSTRIA KUNDËR BALLUKUT

Konfindustria shprehet e shqetësuar lidhur me nismën e fundit të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, …