Sunday , 8 December 2019

BULLGARI GOSPODINOV ZYRTARIZOHET NË KRYE TË VLLAZNISË

Pas vizitës disaditore në Shkodër dhe bisedimeve të gjata të kryera me drejtuesit e shoqatës së basketbollit të Vllaznisë, trajneri bullgari Nikolai Gospodinov mësohet se ka rënë dakord për të marrë këtë post në krye të ekipit shkodran. Një gjë të tillë ai e ka konfirmuar vetë për televizionin Rozafa, ndërkohë që I pyetur se kur do të nisë përgatitjet ekipi, Gospodinov është shprehur se tek Vllaznia janë në pritje të caktimit të datës së nisjes të kampionatti nga ana e Federatës Shqiptare të Basketbollit, për të vendosur më pas se kur do të nisin nga përgatitjet.

Nga ana tjetër, gjatë kësaj periudhe, trajneri bashkë me presidentin Xhaferi dhe stafin e tij janë duke punuar për gjetjen e lojtarëve të duhur në merkato. Po studiohen të gjitha pistat e mundshme dhe pikësynimi I parë është rikthimi I basketbollistëve shkodranë, Robert Shestani, Herion Faslija dhe Daniel Lekndreaj. Përveç tyre, do shihet edhe për ndonjë lojtar tjetër nga kampionati shqiptar, ndërsa për të huaj, preferencat mbeten basketbollistët amerikanë. Duke parë se çfarë do të ndodhë me merkaton, më pas do të përcaktohet edhe fati për disa nga lojtarët që janë aktualisht pjesë e skuadrës.

Ideja është që Vllaznia e sezonit të ri, të jetë krejt ndryshe nga ajo e sezonit të mëparshëm dhe njëkohësisht edhe me pretendime krejt të tjera. Tashmë jo vetëm që do të synohet renditja në katër më të mirat e kampionatit, por pse jo edhe më shumë. Trajneri Gospodinov është I bindur se mund t’ia dalin për të arritur këto objektiva sepse mbështetja e presidencës është shumë e rëndësishme për gjëra të tilla.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …