Tuesday , 16 August 2022

BUMBULLI I MAJIT SHKATERRON PEMTARINE NE KURBIN

Pemtaria në Adriatik të Kurbinit nuk i shpëtoi as këtë vit bumbullit të hardhise. Ky insekt mjaft i rrezikshem ka pushtuar këtë zonë, duke sulmuar vreshtarinë dhe çdo të mbjellë tjeter të stinës.

Ilir Zhuni është një ndër fermeret që ka pësuar dëmet me të shumta. Plot 22 hektarë me pemtari janë sulmuar nga insekti i cili brenda një kohë të shpejtë shkatërron gjithçka.

Problematika është njohur për Autoritetin e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve në Qarkun e Lezhës. Ata e kanë verifikuar situaten në terren dhe përcjellë Ministrisë së Bujqësisë, por deri tani nuk ka patur asnjë reagim pozitiv për ti dhënë zgjidhje problemit.

Në këto kushte speacilisti i Mrojtjes së Bimeve, Pashk Halili e sheh zgjidhjen përmes luftimit mekanik te vete fermereve. Bumbulli i hardhise ka nisur të shfaqet gjatë 7 viteve të fundit, në periudhen nga muaji maj e deri në korrik.

Lexoni dhe kete

TOKA BUJQESORE KTHEHET NE LANDFILL INERTESH

Ishte në emigracion dhe kur u rikthye 2 vite më parë e gjeti token bujqësore …