Friday , 15 January 2021
Breaking News

BURG DY TE AKUZUARVE PER GRABITJEN E ISH-POLICIT

Gjykata e Kurbinit ju ka komunikuar masen e sigurisë “Arrest në Burg” kushërinjeve Fation dhe Elson Bushgjokaj të vënë nën akuzë për grabitjen me dhunë të një ish-efektivi të policisë së burgjeve, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2011-të në Mamurras.

Në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se referuar provave të paraqitura nga prokurori Bardhyl Shehi, gjyqtari Aurel Arapi e konsideroi të ligjshem ndalimin e përsonave nën hetim Fation dhe Elson Bushgjokaj dhe vendosi ndaj tyre masen e sigurisë “Arrest në Burg” për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Para togave të zeza dy të rinjtë mësohet se i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar se nuk kanë lidhje me grabitjen me dhunë të ish-efektivit të policisë së burgjeve.

Grabitja dhe plagosja e ish-efektivit të policisë së burgjeve shtetasit A.D i cili në atë kohë punonte dhe si taksist ilegal u zbardh pas 9 vitesh, pasi në makinen e grabitur e cila u gjet e grabitur në Kashar janë gjetur gjurmë gishtërinjsh të dy përsonave të vënën në akuze.

Ata mësohet se e kishin faturuar taksistin për ti dërguar në Mamurras, por kur janë afruar në një zonë të pabanuar e kanë dhunuar me sende të forta dhe i kanë marrë automjetin e më pas janë larguar.

Lexoni dhe kete

BURG PER TE DYSHUARIN E SULMIT ME TRITOL NE SHENGJIN

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 21-vjeçarin Erald Pajtani, të arrestuar si i dyshuar …