BURG PER 7 TE ARRESTUARIT “BALERINA”

Gjykata e Shkallës së parë shkodër lë në burg 7 persona të arrestuar të cilët akuzohen për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Në një gjyq që ka zgjatur rreth 5 orë i cili u drejtua nga Gjykatësja Izabela Radovani, ka vlerësuar të ligjëshëm arrestin dhe ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Kështu ndaj 5 shtetaseve të cilat akuzohen për ushtrim prostitucioni dhe konkretisht shtetaseve Sonila M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni,  Ardita M, 33 vjeçe, banuese në  Shkodër, Anita Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel, Angje N,  25 vjeçe, banuese në Lezhe,  Albana M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër. janë lënë në burg. mësohet se ato shtetase të kenë mohuar të kenë lidhje me akuzat e ngritura ndaj tyre. gjithashtu edhe shtetasi Kastriot Musa nga fshati Barbullush i Shkodrës është lënë në burg pasi gjykata ka vlerësuar se ka prova të mjaftueshme si përson i cili në bashkëpunim me Rinard Tota të kenë arritur që përmes sigurimit të klientëve 5 të akuzuarave të përfitonin shuma të konsiderueshme parashë.

Nga ana tjetër arrest me burg është dhënë edhe ndaj Rinar Tota i cili sipas Prokurorit të cështjes Albert Murçaj ky i fundit ka qenë organizatori, dhe drejtuesi i kësaj veprimtarie kriminale ku në lokalin e tij “Tata” ai të ketë drejtuar rrjetin e prostitucionit. Rinard Tota nuk ka pranuar të flasin në gjykatë dhe se avokati i caktuar kryesisht ka kërkuar njohjen me dosjen penale të ngritur ndaj tij si dhe caktimin e një mase më të lehët sigurie. ndërsa gjykatësja ka vendosur të quaj të ligjeshëm arrestin dhe të caktoj masën e sigurisë arrest me burg. Ndaj shtetasit Rinard Tota rëndojn akuzat “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”.

Lexoni dhe kete

PLAGOSJE ME THIKE NE RRAGAM TE GURIT TE ZI

Një 49 vjecar është plagosur me thikë në fshatin Rragam të njësisë administrative të Gurit …