Thursday , 13 August 2020

BURG PER AUTORIN E VRASJES SE DYFISHTE NE KURBIN

Pas dy mjekëve që ndihmuan në mjekimin e tij, edhe për Eduart Lamajn, Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “arrest ne burg”. Seanca për caktimin e masës së sigurisë është zhvilluar në ambjentet e spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim 30-vjeçari pasi mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit te zjarrit mbrëmjen e 30-majit në Kurbin.

Sipas burimeve para gjykatësit të çështjes Lamaj është shprehur se ndihet i penduar për këtë krim të rëndë, duke thënë se nuk kishte për qëllim të vriste asnjë person, por vetëm ti dëmtonte lokalin Ilir Allamanit, personazh me të cilin ka pasur konflikte për shkak të borxheve.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata e Kurbinit ka pranuar kërkesen e prokurorisë dhe ka caktuar masën e arrestit në burg për Eduart Lamajn. I riu mbeti i plagosur në këmbë gjatë atentatit ku mbeten të vrare biznesmenet Bujar Hysenit (Lika) dhe Paulin Gjergjit (Markaj), ngjarje e ndodhur me 30-maj brenda ambjenteve të një hoteli ne autostraden Milot-Mamurras.

Autori kryesor i kesaj ngjarje u prangos teksa po merrente mjekim ikegalisht në një klinike private në Tirane, ndërsa në kërkim janë shpallur dhe tre bashkëpunëtoret e tij, 33-vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21-vjeçari Klaudio Perkola. Ky i fundit djali i një efektivi policie në qytetin e Laçit.

Lexoni dhe kete

6 PERSONA ARRESTOHEN NGA POLICIA E SHKODRËS

6 persona kanë rënë në prangat e policisë Shkodër, pasi akuzohen se janë autorë të …