Sunday , 17 January 2021

BURG PER TE DYSHUARIN E SULMIT ME TRITOL NE SHENGJIN

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 21-vjeçarin Erald Pajtani, të arrestuar si i dyshuar për vënien e një sasie lëndë plasese në kolonat e një objekti në ndërtim, në zonen e ranës së Hedhur në Shëngjin.

Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyert të mbyllura mësohet se i riu nga Larushku i Krujës, nuk ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Por referuar provave të paraqitura nga prokuroria, gjykata e cilësoi të ligjshem ndalimin e përsonit nën hetim, duke vendosur masen e sigurisë “Arrest në Burg”.

Erald Pajtani u arrestua me 31-dhjetor si i dyshuar për vendosjen e lëndës plasese në kolonat e objektit në ndërtim të pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, ngjarje e ndodhur me 19-nëntor të vitit 2020. Referuar dosjes hetimore bëhet e ditur se ndalimi i të riut erdhi pas identifikimit të automjetit të përdorur për sulmin me tritol.

Makina në fjalë rezulton të jetë marrë me qira në një servis nga Erald Pajtani, por ka dyshime që në këtë ngjarje të jetë të përfshire dhe përsona të tjere dhe po punohet për identifikimin e tyre.

Objekti në ndërtim në pronësi të Liman Gjokes u sulmua dy herë me lëndë shpërthyese në harkun kohor të tre javeve, ndërsa për ngjarjen e dytë e cila ndodhi me 11 dhjetor të vitit 2020, ende nuk ka asnjë përson të ndaluar.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET 1 SHTETAS, PROCEDOHET PENALISHT 1 TJETËR

Policia e Shkodrës vijon kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që shpërndajnë …