Breaking News

BURGJET NE SHQIPERI TE MBUSHURA PLOT

Shqipëria është një vend ku lajmet nga kronika nuk mungojnë thuajse asnjë ditë, me burrin që vret gruan, të mitur që abuzohen seksualisht, vjedhje, kultivim narkotikësh apo trafikim i paligjshëm i tyre. Jo më kot, burgjet në Shqipëri janë të mbushura plot. Sipas Ëorld Prison Brief (ËPB) një sistem unik të dhënash që ofron akses në informacionin për sistemin e burgjeve në botë, Shqipëria renditet në listën e shteteve që i kanë burgjet e mbushura plot, mbi 100%. Për vendin tonë, niveli i zënies së burgjeve, bazuar në kapacitetin zyrtar, është 105.6%. Nga të dhënat e INSTAT rezulton se në Shqipëri numëroheshin 5418 të burgosur, prej të cilëve 5323 burra dhe 95 gra, në 2017-n. Në krahasim me një vit më parë, numri i të burgosurve ka rënë me gati 9%. Burgjet në Shqipëri po mbushen me të dënuar për drogën, ndërsa qelitë po lirohen nga vrasësit hajdutët dhe përdhunuesit. Të dhënat më të detajuara mbi të burgosurit sipas veprave penale, tregojnë se vendin e parë e zënë krimet në lidhje me drogën me 1602 të dënuar, apo rreth një e treta e totalit të të dënuarve në Shqipëri, sipas të dhënave të 2017-s, të fundit të raportuara nga INSTAT.

Në krahasim me një vit më parë të dënuarit për këtë vepër penale janë shtuar me 23%. Ndërsa në raport me dy vjet më parë (2015-n), në burgje ka 273 më shumë të dënuar për këtë krim. Në vitin 2016 u bë masiv fenomeni i kultivimit të kanabisit në vend çka rezulton të jetë shoqëruar me një rritje të ndjeshme të numrit të të burgosurve për këtë krim. Për vitin 2017 numri i të burgosurve për vjedhje ishte 1,046, rreth 80 të burgosur më shumë se një vit më parë. Vepra e tretë penale me më shumë të burgosur në burgje është vrasja. Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të vrasjeve për 100 mijë banorë. Në 2017-n kishte rreth 992 të burgosur për vrasje, apo 18% e totalit të të burgosurve. Të burgosurit për këtë vepër penale kanë shënuar rënien më të lartë në 2017-n me rreth 478 të burgosur më pak në raport me 2015-n. Ndërsa në 2018-n u evidentuan 59 autorë të veprës penale të vrasjes me dashje, nga 48 një vit më parë. Nuk mbeten pas as vrasëset gra, 18 prej të cilave janë ende në burg, nga 24 që ishin dy vjet më parë. Vrasja është krimi më i shpshtë i të burgosurave gra, me gati 20% të totalit, i ndjekur nga krimet në fushën e drogës (16 të dënuara) dhe vjedhjet (12).

Lexoni dhe kete

LEZHE, NIS MBJELLJA E 5 MIJE PEMEVE NE KODREN E KALASE

Fenomeni eroziv me rrëshqitje dherash e guresh është kthyer në shqetësim në kodren pranë kalasë …