Saturday , 26 September 2020

BURGU I REÇIT HAP DYERT PER TE BURGOSURIT

Që prej ditës së djeshme, ka filluar popullimi i burgut të Reçit në Shkodër, teksa ka nisur edhe transferimi i të burgosurve. Mësohet se vetëm ditën e djeshme janë transportuar nga burgu i Lezhës 150 të dënuar. Ndërkohë transferimi i të dënuarve vijon dhe ditën e sotme është parashikuar transferimi i 150 të dënuarve të tjerë. Në këtë institucion për të garantuar sigurinë e të dënuarve do të kujdesen plot 324 efektiv policie. Ambientetet e brendshme të këtij institucioni kanë tualet privat, aspirim, kondicionim, sistem alarmi, dhe deri tek pajisjet që dedektojnë dhe bllokojnë valët e telefonisë ceululare. Ky burg është ndërtuar për të akomoduar persona të paraburgosur dhe të dënuar nga ata për krime ordinere deri tek të burgosurit VIP, të cilët do të priten me kushtet e një hoteli me “4 yje”. Nga ana tjetër, shteti ka shpenzime për të mbajtur këto të burgosur. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, një i burgosur i kushtoi të ardhurave publike 539 euro në muaj gjatë vitit 2017.

Kështu, duke analizuar shpenzimet sipas programeve, Ministria e Financave raportoi se gjatë vitit të kaluar në programin sistemi i burgjeve janë harxhuar mbi 5 miliardë lekë të cilat kanë shërbyer për trajtimin e 5800 të burgosurve. Kosto e shpenzimeve vjetore për një burgosur arriti në 6469 euro në vit ose 539 euro në muaj. Shpenzimet për ushqimin zënë vetëm 8.6 për qind të kostos me një vlerë vetëm 46 euro në muaj. “Janë trajtuar me normë ushqimore 5 867 të burgosur me një kosto faktike prej 434 113 mijë lekë” sipas të dhënave zyrtare. Pjesë përbërëse e kostos janë edhe shpenzimet për trajnimet dhe shpenzimet shëndetësore. Gjatë vitit të kaluar janë trajnuar 350 punonjës me një kosto faktike prej 3, 1 milionë lekë. Gjithashtu për trajtimin mjekësor të 550 të burgosurve janë harxhuar 321 milionë lekë. Për trajtimin e veçante të 53 të miturve janë harxhuar 72 milionë lekë dhe për trajtimin e të dënuarve femra në ambiente të veçanta janë harxhuar 99 milionë lekë më 2017.

Lexoni dhe kete

PROTESTA E MJEKËVE PËR 4 KËRKESA

Mjekët dhe infermierët kanë mbajtur këtë të enjte një protestë të heshtur një orëshe tek …