BURGU I REÇIT, RAGON ISH KRYEMISTRI BERISHA

Pas lajmit në Televizionin Rozafa në lidhje me konkursin e anulluar për punësimet në Burgun e Reçit. Ish- Kryeministri Berisha në rrjetin e tij social “facebook” ka reaguar përmes qytetarit dixhital. Ku ne statusin e tij shprehet:

“Ketij i thone konkurs me lista deputetesh!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“I dashur doktor mbase kete mesazh nuk do e lexosh kurre gjithsesi pa pertese e me indinjim te madh ndaj ketij shteti dua te informoj lidhur me nji “interviste” e cila u zhvillua per rekrutimin e personelit per burgun e Reçit tek Drejtoria e pergjithshme e burgjeve. Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi kane derguar listat e votuesve dhe mbeshtetesve te tyre ne menyre qe ato te dalin fitues dhe te punsohen prane ketij institucioni.Un aplikova online dhe sot mora pjese ne interviste e di qe pamvarsisht cv-se time te pasur me kurse master etj.. dhe pergjigjeve pozitive qe dhashe un nuk do jem fitues sepse un jam opozite me to dhe me krimin qe ato perkrahin.
Te lutem ngrije kete shqetsim tim nese ndonjehere do e lexosh kete mesazh.
Me respekt A.K djali i papunsuar nga 2011.”

Janë gjithësej 350 punonjës të burgut që duhet të punësohen me satusin e gardianit dhe rreth 50 punonjës në sektorin mbështetës. Konkurs ky I zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë ndërsa është anulluar dhe se burgu nuk do hapet me 15 janar sic është premtuar.

Lexoni dhe kete

LEZHE, OSHEE INVESTIME NE NJESITE BLINISHT E KALLMET

Fshatrat e njesive Administrative Blinisht dhe Kallmet, në Lezhë nuk do të keneë më probleme, …