BURRAJ: REKORDET E THYERA NË TARRAGONA, JANË VETËM FILLIMI

Në garat e atletikës të Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018” ka spikatur edhe atleti shkodran Franko Burraj. Ai ka arritur të thyejë dy herë rekordin kombëtar të garës së 400 metrave, rekord që ishte vendosur para plot 21 vitesh. Pas kthimit nga Spanja, atleti i Vllaznisë në një intervistë për televizionin Rozafa shprehet i kënaqur për këto arritje duke thënë se rekordet e thyera janë frut i punës së bërë bashkë me trajnerin e tij.

Nga ana tjetër, duke folur për të ardhmen, Burraj shprehet se shifrat e reja të vendosura në Lojërat Mesdhetare do të thyhen shumë shpejt dhe brenda 1 apo dy vitesh do të vijnë edhe rezultatet e larta në arenën ndërkombëtare.

Franko Burraj kësisoj duket se nuk është më zbulimi i atletikës shkodrane por një nga emrat më të rëndësishëm të saj dhe padyshim që shumë shpejt prej tij do të vijnë edhe medaljet europiane.

Lexoni dhe kete

SMAJLAJ MBET PA MEDALJE, RENDITET I KATËRTI

Atleti shkodran Izmir Smajlaj nuk ka arritur dot të futet në zonën e medaljeve në …