Sunday , 17 February 2019

BUSHATI: KUJDES NDAJ KULTIVIMIT TE KANABISIT NE BODRUME

Viti i kaluar ka qene i sukseshem ne luften ndaj kultivuesve te bimeve narkotike dhe nese ne kemi intensifikuar punen ne evidentimin dhe asgjesimin e tyre ne zonat malore, tashme duhet intensifikuar puna ne ambientet e mbyllura, eshte ky paralajmerimi qe Drejtori i Policise Vendore te Shkodres Vehbi Bushati beri gjate mbledhjes se Task Forces kunder narkotikeve ne Shkoder. Bushati u shpreh se duhet te kete indicje per nisjen e hetimeve per kultivuesit neper bodrume apo magazina permes ngrohjes me ane te llampave.

Bushati ne takimin me drejtues vendor te Shkodrea te organizuar nga Prefekti i Qarkut u shpreh se renia e kultivimit te bimeve narkotike eshte e ndjeshme, por serish duhen pune per te hequr shkodren nga lista e zeze e kultivimit. Zonat ku kultivimi i bimeve narkotike ne Shkoder jane Dukagjini, Malesia e Madhe si dhe fshatrat e ndryshem te Pukes dhe Vaut te Dejes.

Lexoni dhe kete

QYTETARET TREGOJNE ARSYET E PROTESTES PER TV ROZAFA

Qytetarë dhe mbështetës nga e gjithë Shqipëria ishin të shtunën në protestë ndaj qeverisë Rama. …