BUSHATI: PO BEHEMI GATI PER TE FITUAR ZGJEDHJET E 2017- es

Partia socialiste synon që përpara festës së 25 vjetorit të themelimit të saj si forcë politike ta ketë të mbyllur proçesin e përzgjedhjes së kryetareve në 61 bashkitë e vendit. Ky fakt është bërë I ditur nga vetë vetë koordinatori për veriun, ministri Ditmir Bushati që mblodhi në një takim të përbashkët strukturat e dy qarqeve, Shkoder dhe Kukës.

Pas kësaj faze, e gjithe forca e socialisteve do të përqëndrohet tek procesi I zgjedhjeve parlamentare të 2017-es ku Bushati thotë se objektiv është fitorja.

Në këtë takim, binte në sy mungesa e disa deputëve të këtij qarku, një pjesë e përjashtuar nga PS- ja dhe një pjesë e vetëlarguar. Përballë kësaj situate , Bushati theksoi se ky process përfshin edhe riparimin e defekteve të mëpërparshme të PS- së.

Në Shkoder u hap sipari i fazës së konsultimeve me strukturat për kandidatët që do të jenë pjesë e garës për kryetar si dhe kriteret që do të ndiqen.

Lexoni dhe kete

MEDIU: NË ZGJEDHJET E 25 PRILLIT, QYTETARËT TË SHOHIN INTERESAT E TYRE

Kreu i PR, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorë të zonës së Levanit të …