BUSHATI PREZANTON VALDRIN PJETRIN PER KRYETAR BASHKIE SHKODER

Deputeti i PS në Qarkun Shkodër dhe njëkohësisht i deleguari në këtë qark, Ditmir Bushati prezantoi edhe në Shkodër kandidatin për kryetar bashkie. Ish-prefekti i Qarkut Shkodër, Valdrin Pjetri do të garojë për të zëvendësuar Ademin, kryebashkiaken aktuale të Shkodrës. Për Bushatin, Pjetri është një djal Shkodre dhe u shpreh i bindur që do ti ofrojë Shkodrës një vizion të ri për zhvillim.

I pyetur për mungesën e opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit, Bushatu theksoi se preferojmë që përballë të kemi kundërshtar.

Ndërkohë kandidati Pjetri tha se është një përgjegjësi në mënyrë që të bëjë më të mirën për këtë bashki.

Edhe në Bashkinë Shkodër, Partia Socialiste prezantoi kandidatët për këshill bashkiak, ku bëjnë pjesë këshilltarë aktual, por edhe figura të tjera të njohura nga fusha të ndryshme.

Lexoni dhe kete

“KOHA QË TË MOS MBETEMI EDHE NË VJESHTË!”

Presidenti i vendit, Ilir Meta, i është rikthyer sërish 30 qershorit, duke u shprehur se …