BUSHATI REAGON NE “FB”: SHKODRA PERFAQESOHET ME NJE GRUP NJEREZIT QE PUNOJNE PER TE, JO QE KANE FRIKE NGA DREJTESIA…

Pas humbjes te PS- se ne Shkoder, ministri i Jashtem ne detyre Ditmir Bushati i eshte drejtuar me nje reagim ne rrjetet sociale te gjithe perkrahese dhe qytetareve te Shkodres.

Statusi i Ministrit Ditmir Bushati ne “Facebook”

 

Sllogani i kësaj fushate ishte “Shqipëria që duam”! Shkodra si “principatë” rebele dhe kreative, ja kishte qejfi ta thoshte “i fije” n’gegnisht “Shkodra që dum”. Sot, Shkodrën që dum e kemi të përfaqësuar në Kuvend nga lista e Partisë Socialiste. Nga lista e shkodranëve të punës si Luani. E shkodraneve luftarake si Senida, e malësorëve të palodhur si Paulini. E njerëzve që nuk kërkonin vota, por kërkonin mbështetje. E njerëzve që nuk kërkonin pushtet, por akses që të sillnin më shumë projekte e investime për Shkodrën.

E kam thënë thuajse në çdo takim gjatë fushatës zgjedhore që armiku i Shkodrës është varfëria, padrejtësia, pabarazia sikundër politika e ndasive që e ka mbajtur Shkodrën në kthetrat e së shkuarës. Ne, shkodranët kemi vullnet të hekurt! E ndërtojmë dhe e rindërtojmë “Rozafën” sa herë të jetë e nevojshme, dhe këtë duhet e do ta bëjmë sa të kemi fuqi!

Për Shkodrën që reflektonte në sytë e mijëra vajzave dhe djemve, që na ndoqën kudo të mërzitur nga keqpërfaqësimi i deritanishëm e të neveritur nga lloj lloj personazhesh që më shumë kanë lidhje me filmat me mafioze që administrojnë interesa kriminale se sa me Shkodrën që dum, duhet ta ngrejmë “Rozafën”.

Për Shkodrën e qindra dhe mijëra shkodranëve të lodhur nga hallet, por të pa mposhtur nga pazari i votës, duhet ta ngrejmë “Rozafën”. Duhet ta nxjerrim nga harta e varfërisë për ta rifutur në rrugën e zhvillimit. Është një luftë që nuk fitohet veç me një betejë.

Rozafa sot është simbol i shpresës, optimizmit, dinjitetit, mirëqenies. Rozafa sot jemi të gjithë ne me sytë nga Shkodra që dum.

Faleminderit Senidë, Paulin, Luan, Teuta, Vilson, Myzafer, Majlindë, Alfons, Bledianë, Pjetër. Faleminderit posaçërisht Paulin Lulit, i cili solli një rezultat spektakolar nga Puka dhe Fushë Arrëzi dhe që e meritonte plotësisht mandatin për fushatën me zemër e plot dinjitet. Por loja e numrave shpesh është e padrejtë!

Sot pas shumë vitesh keqpërfaqësimi, keqkuptimi e keqadministrimi me Shkodrën, kemi nje ekip grash e burrash normal që jetojnë me dhe për Shkodrën, e jo me pushtetin e radhës për shkak të frikës që kanë nga drejtësia, të gatshëm për ta përdorur mandatin e fituar në funksion të zhvillimit të Shkodrës.

Sepse Shkodra, qendra simbol e civilizimit të Shqipërisë, meriton të njëjtin zhvillim si Tirana, Durrësi, Vlora e Korça. Sepse Shqipëria ka nevojë për një zhvillim harmonik e të qëndrueshëm nga Veriu në Jug!

Faleminderit Shkodër!

Lexoni dhe kete

“PESHQIT E MEDHENJ TE NDIQEN PENALISHT DHE TE FUTEN NE BURG”

Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht dhe të futen në burg. Ky do …