BUSHATI TAKIM ME GRATE E QYTETIT TE SHKODRES

Ne fjalen e tyre kandidatet per deputete Teuta Qyteza dhe Senida Mesi e vune theksin tek rendesia e perfaqesimit te gruas ne vendimarrje. Forcimi i gruas ne vendimmarrje per Partine Socialiste nuk eshte nje premtim, por nje fakt i prekshem si ne qeverisjen qendrore dhe ne çdo nivel institucional. Keshtu eshte shprehur para grave dhe vajzave te Shkodres kryesuesi i listes se kandidateve per deputete te Partise Socialiste, Ministri i Jashtem Ditmir Bushati. Perballe ketij realiteti eshte Partia Demokratike, e cila nje nga grate me te forta ne politike dhe qe ka dhene shume per qytetin e saj si Jozefina Topallin e largoi nga kuvendi, duke ofruar nje liste pa identitet dhe perfaqesim deklaroi Bushati.

Partia e muskujve, imponimi ne bashke-qeverisje,politikane qe shperfillin ligjin, kane qene vetem disa prej mesazheve qe Ministri Ditmir Bushati u dha kundershtareve politike.

Ministri Bushati premtoi qe ne 4-vjeçarin e ardhshem do i kushtohet me shume vemendje politikave te punesimit te grave, forcimit te pozites se saj ne familje dhe shoqeri, pasi gruaja shqiptare ka qene dhe duhet te jete shtylla kryesore jo vetem si burimi i jetes por dhe per rolin e saj te pazevendesueshem ne edukimin e brezit te ri.

Lexoni dhe kete

COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u …