Sunday , 29 November 2020

BUXHETI I VITIT 2021, PD AKUZA NDAJ RAMËS

Partia Demokratike ka reaguar edhe për buxhetin e vitit 2021, ku akuzohet se ka në bazë mashtrimin dhe vjedhjen e qytetarëve.

Në një konferencë për mediat, ish deputetja Jorida Tabaku tha se ky është një buxhet mashtrimi që synon që të fshehë gjendjen e mjerueshme reale në të cilën ndodhen financat publike.

Sipas Tabakut, të vetmit të kënaqur nga ky buxhet sigurisht janë ata që marrin tendera, tarafet e interesave dhe ato që fshihen pas skemave kriminale të PPP-ve.

Lexoni dhe kete

MEDIU: QEVERIA PO PËRDOR PANDEMINË PËR INTERESA POLITIKE

Opozita vijon të hedhë akuza ndaj qeverisë për keq-menaxhimin e situatës së pandemisë. Kreu i …