Tuesday , 16 January 2018
Breaking News

“BYPASSI NUK BLLOKON PEDONALEN E MOLOS”

Pedonalja e e Ures se Bunes nuk do te bllokohet nga bypassi i liqenit te Shkodres, deklarata ka ardhur nga administratori firmes që po kryen punime në lotin nr . 2 të bypassit që rezulton në këtë zonë Viktor Delia. Sipas perfaqesuesit te firmes lartesia e bypassit mbi pedonale do te jete vetem 80 cm.

Gjate séances degjimore me publikun ne bashkine e Shkodres me drejtorin e autoritetit rrugor Shqiptar Afrim Qendro ne lidhje me problematikat e ndertimit te Bypassit, kryebashkiakja Voltana Ademi ka bërë të ditur qëndrimin e këtij institucioni duke shprehur mosdakordesine mbi bllokimin e pedonales se molos.

Nga ana tjeter drejtori i ARRSH- se  Afrim Qendro beri te ditur se per projekti I ndertimit të Bypassit ka marrë miratimin e bashkise Shkoder ndërsa është në zbatim dhe nuk mund të bllokohet. Qendro ka bere publike gjithashtu  edhe shkresen  e ish- kryebashkiakut Lorenc Luka per dakortesin e ketij projekti.

Me heret inxhinieret dhe specialistet hidroteknike kane shfaqur hapur qendrimin e tyre ndaj problemeve te kesaj vepre.

Autoriteti rrugor Shqiptar ka marrë parasysh disa nga kerkesat e bashkise Shkoder mbi punimet që po kryhen ne lotin nr 1 dhe ne lotin nr 2. Me kryesori eshte mosbllokimi i pedonales se molos.

Lexoni dhe kete

HARROHET 14 JANARI NE SHKODER

Me 14 janar të vitit 1990 disa të rinjë të Shkodrës si Rin Monajka, Dedë …