CAKTOHET MASA E SIGURISE PER SULMUESIT E TRAJNERIT ERNEST GJOKA

Arrest me burg per Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje te dyshuar per sulmin ndaj trajnerit te Vllaznise Ernest Gjoka. Nehat Fojleta ka pranuar se e ka goditur trajnerin Gjoka por nuk ka patur thike. Trajnerin tha Fojleta e ka goditur pasi ai e ka fyer. Nga ana tjeter Sehar Xhenje mohoi se ka patur dijeni per ngjarjen dhe se ka shkuar vetem per te marre shokun e tij pas stervitjes se Vllaznise.

Nga ana tjeter mesohet se ne séance me dyer te mbyllura avokati I shtetasit Sehar Xhenja ka kerkuar lirimin e tij. Sipas avokatit Fatbardh Kadija, sipas provave te paraqitura nga prokuroria nuk mjaftojne qe klienti I tij te mbahet ne arrest. Ndersa ka kerkuar lirimin e tij dhe caktimin e nje mase sigurie me te ulet. Nga ana e shtetasit Nehat Fojleta ai eshte shprehur se ne momentin e pare qe kam takuar trajnerin Ernest Gjoka I kam thene atij se po e fundos Vllaznine, ne ato moment ai me ka sulmuar fizikisht dhe une jam mbrojtur. Ne asnje moment nuk kam pasur thike me vete.

Ndersa shtetasi Sehar Xhenja eshte shprehur se ka qene duke pritur shokun e tij I cili ishte ne stervitje dhe se nuk kam asnje lidhje me akuzat qe ngrihen ndaj meje. Pasi nuk kam dijeni fare çfare ka ndodhur. Gjykata e Shkodres ka caktuar masen e sigurise me burgd per dy te akuzuarit si bashkepunetor ne sulmin ndaj trajnerit te ekipit te futbollit Vllaznia Ernest Gjoka.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RENDE NE SHKODER, PERPLASET NJE ÇIFT / VDES BURRI DHE PLAGOSET GRUAJA

NJOFTIM I POLICISE SHKODER: Me datë 10.06.2018 në orën 22.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në …