CANAJ: FITOJMË EDHE NË SHIJAK DHE JEMI NË SUPERLIGË

Pasditen e së dielës në Shijak do të luhet një ndeshje shumë interesante e vlefshme për kampionatin e kategorisë së parë, ajo në mes  Vllaznisë dhe Erzenit vendas, skuadër kjo që gjatë gjithë kampionatit ka qenë rivalja kryesore e shkodranëve. Ky takim merr edhe më shumë rëndësi për këta të fundit sepse në rast fitoreje, sigurojnë edhe matematikisht ngjitjen në Superligë katër javë para fundit të kampionatit. Trajneri Agim Canaj është i bindur se pavarësisht ndonjë problemi me formacionin, skuadra që ai drejton do të luajë për ta fituar këtë ndeshje.

Ndeshja Erzeni- Vllaznia luhet të dielën në orën 15.00 në stadiumin e qytetit të Shijakut dhe do të jetë pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit të skuadrës vendase. Megjithatë shkodranët do të mundohen të mos ndikohen nga kjo gjë dhe të bëjnë ashtu si duhet detyrën në fushën e lojës, për të dalë triumfues edhe këtë herë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-15 MERR PJESË NË NJË TURNE NË GREQI

Suksesi I pak ditëve më parë I ekipit U15 të Akademisë Vllaznia kur u shpall …