Wednesday , 18 July 2018

ÇANTA DHE MJETE SHKOLLORE PER FEMIJET E SHKOLLES “NDOC MAZI”

Organizata “World Vision” ne bashkepunim me drejtorine e shkolles 9-vjecare “Ndoc Mazi” te qytetit te Shkodres kane dhuruar disa canta per femijet e kesaj shkolle. Femije, te cilet kane veshtiresi ekonomike dhe nuk kane pasur mundesi te pajisen me mjetet e duhura ne kete vit te ri shkollor. Drejtorja e shkolles Valbona Idrizi – Bregu, foli rreth kesaj nisme dhe ndihmesen qe iu behet femijeve te kesaj shkolle.

Çanta por edhe mjete te tjera shkollore u dhuruan per rreth 40 nxenes te dy klasave te kesaj shkolle, ku numri i femijeve me veshtiresi ekonomike eshte i larte.

Lexoni dhe kete

SHKOLLA “KOLIN GJOKA” KA HAPUR DYERT PER KURSE

Shkolla profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë ka hapur dyert edhe për zhvillimin e kurseve të …