AKTUALITET

14 JANAR 1990 PËRKUJTOHET NË QYTETIN E SHKODRËS

Këtë të marte në Shkodër është përkujtuar 14 janari i vitit 1990. Në këtë datë disa të rinj të Shkodrës do nisnin organizimin për rrëzimin e bustit të Stalinit në qender te qytetit. Sinjali i parë i qëndresës anti-komuniste në Shqipëri. Për këtë, qendra “Memo” organizoi një aktivitet në qendër të qytetit të Shkodrës.Sistemi komunist ka qenë krim i organizuar …

Lexo me shume

“BUSTIN NUK E RRËZUAM, POR MPOSHTËM FRIKËN”

Huana Kurti, Keti Koci dhe Lek Kurti janë disa prej protagonistëve të ngjarjes së 14 janarit të vitit 1990 në qytetin e Shkodrës. Në një prononcim për mediat, ato tregojnë si e kanë përjetuar atë ditë. Ato shprehën se busti nuk u hodh, por mposhtëm frikën…Ishte hera e parë që pas dekadash terrori dhe dhune, rreth 3 mijë qytetarë dolën …

Lexo me shume

EMIGRACIONI SHQETESIM NE LEZHE

Emigracioni është shndërruar në një fenomen shqetësues për Shqipërinë vitet e fundit, teksa po shteron forcën e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, por disa qarqe janë duke e përjetuar këtë dukuri më fort. Të dhënat e fundit të Instat e rendisin Lezhën si një ndër zonat me emigracionin me të lartë në raport me popullsinë.Të pyetur për këtë …

Lexo me shume

PROTESTE NE POSTRRIBE KUNDER GUROREVE

Banorët e disa fshatrave të Postrribës kanë dal në një protestë ku kërkojnë ndërprerjen e punimeve që po bëhën nga gurorja e nxjerrjes së mermerit. Deri tani shprehen banorët nuk është dëgjuar zëri jonë, ndërsa nga punimet është dëmtuar lumi I Rosekut, kanalet vaditëse si dhe është bllokuar rruga për kalim. Kemi kërkuar nga të gjitha institucionet ndërsa deri tani …

Lexo me shume

FIRMOSET PROJEKTI PËR NDËRTIMIN E 500 SHTËPIVE NË LAÇ

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanistikës Murat Kurum dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë firmosur projektin për ndërtimin e 500 shtëpive në zonën e Laçit për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama tha se Turqia do t’i ndërtojë këto banesa në zonën e Laçit, duke shtuar se do …

Lexo me shume

TAKIM I KONFEDERATËS SË SINDIKATAVE TË SHQIPËRISË NË SHKODËR

Seksionet e të gjithë federatave të Qarkut Shkodër, pjesë e konfederatës së sindikatave të Shqipërisë, kanë zhvilluar analizën e përgjithshme të veprimtarisë së saj për vitin 2019. Gjithashtu në takim u shpalosën edhe objektivat për vitin 2020. Koordinatori i konfederatës së sindikatave në Qarkun Shkodër, Shyqyri Dibra tha se lëvizja sindikalore nuk është në ditët e saj më të mirë …

Lexo me shume

“VIT TË MBARË O SHKODËR”

Me rastin e ditës botërore të paqes, arqipeshkvia Shkodër – Pult ka organizuar aktivitetin e përvitshëm “Vit të mbarë o Shkodër”. Aktiviteti i organizuar në teatrin “Migjeni”, erdhi nën moton e mesazhit të Papa Françeskut “Paqja si ecje shprese: dialog, pajtim dhe kthim ekologjik”.E pranishme ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, që tha se kemi mbyllur një vit aspak …

Lexo me shume

16 VITE NGA TRAGJEDIA E 9 JANARIT

16 vite pas tragjedisë së 9 Janarit, familjarët e viktimave që humbën jetën kërkojnë ende drejtësi. Të zhgënjyer nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, shpresa e tyre e vetme tashmë është SPAK.Tragjedia e 9 Janarit ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë …

Lexo me shume

JETESA NE ÇADRA NE ZHEJE TE KURBINIT

Prej 40 ditësh 6 anëtaret e familjes Paloka në Zhejë të Kurbinit, jetojnë në çader pasi banesa e tyre është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Jetësa në këto kushte është është mjaft e vështire për këtë familje në këto ditë të acarta dimri, ndërsa era e fortë po ju rrezikon edhe cadren e vendosur në oborrin e shtëpisë.Situata më …

Lexo me shume

SITUATA E GRIPIT NË SPITALIN E SHKODRËS

Pavarësisht apelit të ISHP, në repartin e pediatrisë së spitalit të Shkodrës nuk ka ndonjë situatë të veçantë, pasi janë virozat e stinës. Shprehet kështu shefja e këtij reparti, Greta Naraçi.Ajo thotë se nuk ka shtrime, por ka shtim të numrit të paraqitjeve ditore të fëmijëve, ndërkohë mesatarisht ka rreth 30 vizita në ditë.Ajo ka një apel në këto ditë …

Lexo me shume