Monday , 18 January 2021

AKTUALITET

EMËRIMI I NUNCIT TË RI APOSTOLIK NË SHQIPËRI

Mesha e shenjtë në Shkoder këtë të mërkurë u kremtua në katedralen e “Shën Shtjefnit” nga arqipeshkvi Imzot Angelo Massafra dhe nunci i ri Apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi. Ky i fundit kishte daljen e parë të tij pas emerimit nga Papa Françesku. 6 Janari shënon ditën e Ujit të Bekuar, apo festa e Dëftimit të Zotit që kremtohet …

Lexo me shume

EDHE KËTË VIT AKADEMIK, UNIVERSITETET ME MËSIM ONLINE

Edhe në këtë vit të ri akademik do vijojë mësimi online në universitete. Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi, bëri me dije se janë marrë të gjitha masat për një proçes të rregullt mësimor. Sipas Golemit, 75 deri në 80% të studentëve e ndjekin mësimin online. Kësisoj, Golemi theksoi se në këtë situatë, edhe provimet do zhvillohen online.

Lexo me shume

KOMITETI I EKSPERTËVE RAPORTON PËR SITUATËN E COVID NË VEND

Komiteti i Ekspertëve vlerëson të qëndrueshme situatën me pandeminë e Covid-19 në vend. Në fjalën e saj, drejtorja e ISHP, Albana Fico, u shpreh se vetëm javën e fundit incidenca është ulur në 110 raste të reja për 100 mijë banorë. Fico u ndal tek një rritje e infektimeve në grup-moshat 25-34, ku apeloi të mos grumbullohen të rinjtë. Gjithsesi, …

Lexo me shume

DYNDJE PRANË FILIALIT TË POSTËS NË SHKODËR

Pensionistët vijojnë që të marrin shpërblimin e tyre pranë zyrave të postës në qytete të ndryshme. Në Shkodër për shkak të lënies pas festave për tërheqjen e shpërblimit ka sjellë dyndje të mëdha para postës. Pensionistët nuk u binden urdhrave për mbrojtjen ndaj Covid 19, shumica prej tyre nuk e mbajnë dhe maskën mbrojtëse. Para nuk ka, ndërsa pensionistët kërkojne …

Lexo me shume

VITI I RI, RIKTHEHET NORMALITETI NE LEZHE

Këto pamje i përkasin qytetit të Lezhës në diten e 5 të vitit të ri. Pas disa ditësh qetesie ka nisur të rikthehet rutina e përditshme. Të gjitha bizneset kanë ngritur qepenat në pritje të klienteve, ndërsa lëvizjet e qytetarave janë të shumta. Një pjese e tyre vrapojnë për të kapur orarin e punes e të tjere për për nevojat …

Lexo me shume

RRITJA E TARIFËS PËR DEPOZITIMIN E MBETJEVE URBANE, REAGON ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar përmes një konference për mediat për rritjen sipas saj me 43% të tarifës për depozitimin e mbetjeve urbane në landfillin e Bushatit, për banorët e dy qarqeve, Shkodër dhe Lezhë. Sipas Ademit, këto janë vendime të paligjshme. Ademi theksoi se kjo është një aferë korruptive, një vjedhje e hapur që i bëhet banorëve …

Lexo me shume

SITUATA NGA COVID-19 NË SPITALIN E SHKODRËS

Ky fillim viti ka nisur me shifra të ulëta infektimesh të Covid-19 në vend. Një gjë e tillë pranohet edhe nga drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti. Ai thotë se është një situatë e qetë në spital dhe tregon arsyet e rënies së shifrave. Si rrjedhojë, spitali i Shkodrës me shumë mundësi nuk do e ketë të nevojshme …

Lexo me shume

SHKODËR, RRUGËT DHE LOKALET JANË PLOTË

Një ditë e zakonshme në Shkodër të jep panoramen e një qyteti i cili në asnjë ditë nuk është prekur nga COVID 19-të, paçka se gjatë vitit që lam pas dhe në këto katër ditët e parë të janarit të 2021 numri i viktimave nga virusi sipas të dhenave zyrtare është 85 persona, duke mos llogaritur ata të cilët nuk …

Lexo me shume

VAKSINA ANTI-COVID, QYTETARËT SHKODRANË SHPREHEN SE DO E BËJNË VAKSINËN

Në disa vende, vaksina anti-Covid ka nisur të aplikohet tek qytetarët. Një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe në Shqipëri brenda janarit të këtij viti. Të paktën kështu është premtuar nga kryeministri Edi Rama. Por, çfarë mendojnë qytetarët shkodranë për vaksinimin? Disa shprehen se e presin për ta bërë vaksinën, por ka edhe prej atyre që janë kundër. Kryeministri …

Lexo me shume

MASAT ANTI-COVID NGA KOMITETI I EKSPERTËVE, NGA 5 JANAR NDRYSHON ORA POLICORE

Duke nisur nga nesër, 5 janar, do të rikthehet ora policore e kufizimeve nga 22:00 e mbrëmjes, deri në orën 6 të mëngjesit, në kuadër të masave anti-covid. Komiteti i Ekspertëve vendosi pak para festave të fundvitit që të ulte orarin e orës policore nga 20:30 deri në orën 6 të mëngjesit, orar që skadon nesër. Përjashtim nga ky rregull …

Lexo me shume