AKTUALITET

14 SHKURT, DITA E SHËN VALENTINIT

Reshjet e shiut që kanë përfshirë qytetin e Shkodrës që prej mëngjesit të kësaj të premte kanë zbehur në njëfarë mënyre festën e Shën Valentinit, që festohet me 14 shkurt. Shumë pak çifte shihnin duke lëvizur në rrugët e qytetit të Shkodrës. Gjithsesi, dhuratat nuk kanë munguar nga çiftet e ndryshme. Natyrisht, lulet vijojnë të jenë simboli i ditës së …

Lexo me shume

FLUKS PACIENTESH NE URGJENCEN E IMPROVIZUAR TE LAÇIT

Në repartin e urgjencës të improviziuar në Laç paraqiten rreth 100 persona në ditë, për ndihmë mjekësore. Fluksi në këtë përiudhë me viroza të stinës duket se ka tendencë në rritje, dhe sipas mjekëve rastet që janë shfaqur, nuk kanë qenë shqetësuese.Siptali i Laçit është bërë gati për tu shembur për shkak të dëmtimeve nga tërmeti, ndërsa personeli i mjekeve …

Lexo me shume

INSPEKTIMI I RRUGËS SË RE TË SAMRISHTIT NË DAJÇ

“Do të vazhdojmë të investojmë për përmirësimin e jetës jo vetëm në Dajç, por në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës”. Kështu është shprehur kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi gjatë inspektimit të rrugës së re në Samrisht të Njësisë Administrative Dajç. Investimi me vlerë 14.5 milion lekë të reja nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, është …

Lexo me shume

DITA BOTËRORE E RADIOS

Emisioni “Mirëmëngjes” në Tv Rozafa i ka kushtuar një rubrikë të veçantë Ditës Botërore të Radios, që shënohet me 13 shkurt. Të ftuar për të folur për këtë temë ishin punonjësit e parë të Radio Motiv, të cilët u ndalën edhe tek krijimi i kësaj radio.Radio Motiv, pjesë e TV Rozafa, është radio e parë private lokale me transmetim në …

Lexo me shume

“TRAJTIMI DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE”

Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës ka zhvilluar këtë të mërkurë një trajnim. Trajnimi vinte në kuadër të projektit “Safe Harbor”, me titull “Trajtimi dhe Mbrojtja e të dhënave personale”, një projekt i financuar nga Bashkimi Europian. Dekani i këtij fakultetit, Roland Dodani, tregon qëllimin kryesor të këtij projekti.Trajnimi do të organizohet për 3 ditë me radhë, ku në …

Lexo me shume

MBLEDHJA E KOMITETIT TË KATËRT TË RINDËRTIMIT

Qeveria shqiptare ka zhvilluar mbledhjen e komitetit të katërt të rindërtimit pas tërmetit të 26-nëntorit. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka thënë se një pjesë e madhe e projekteve dhe analizave është kryer.Ndërkohë ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka folur me gjuhën e shifrave ku ka prezantuar ecurinë e punimeve nga 26 nëntori dhe deri më tani.Pavarësisht premtimeve …

Lexo me shume

SPITAL PER TE DENUARIT NE BURGUN E SHENKOLLIT

Në ambientet e burgut të Shënkollit në Lezhë do të ndërtohet një spital ku do të trajtohen të dënuarit të cilët janë me probleme mendore. Sipas një dokumenti të siguruar nga Agjencia e Prokurorimeve Publike, bëhet thirrje që kompanitë e interesuar për këtë ndërtim të paraqesin ofertat e tyre për objektin “Rikonstruksion në IEVP Lezhë, përqasje për spital të te …

Lexo me shume

ELEMINIMI I KANABISIT NË QARKUN SHKODËR

Task-forca vendore anti-kanabis ka zhvilluar këtë të marte një takim në prefekturën e Qarkut Shkodër. Eleminimi i fenomenit të mbjelljes së kanabisit ka qenë në fokus të këtij takimi.Drejtori i policisë vendore Shkodër, Niko Brahimi tha se policia nuk duhet të jetë e vetme në luftën ndaj këtij fenomeni.Të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Qarkut Shkodër.

Lexo me shume

“KATASTROFAT NUK NJOHIN KUFINJ”

Një takim është mbajtur në prefekturën e Qarkut Shkodër, në kuadër të projektit “Katastrofat nuk njohin kufinj”, Mali i Zi – Shqipëri 2014 – 2020. Prefekti i Qarkut Shkodër, Çesk Millja kërkoi që pushteti vendor të vendosë kapacitet e nevojshme dhe do bëhet maksimumi që të gjitha fatkeqësitë natyrore të monitorohen me projekte të veçanta.Millja theksoi se digat kanë sigurinë …

Lexo me shume

NIS RIKONSTRUKSIONI I TROTUAREVE NE LEZHE

Të kthyer në shqetësim për lëvizjen e qytetareve, trotuaret në Lezhë kanë marrë vemendjen e bashkisë. Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë njesi vendore ka nisur punen për rikonstruksionin e trotuareve të dëmtuara.Ndërhyrja ka nisur në lagjen “Skëndërbeg” për të vijuar më pas në zona të tjera të qytetit ku ka probleme. Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, thotë se …

Lexo me shume