Tuesday , 16 August 2022

POLITIKE

SITUATA POLITIKE NË VEND, FLET VOLTANA ADEMI

Kryetarja e re e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Biselda Kadija ka dërguar shkresë zyrtare Gjykatës së Shkodrës të shpall të pa vlefshëm mandatin e Kryetarit të Bashkisë Shkodër Valdrin Pjetri një ditë pas konstituimit të Këshillit Bashkiak Shkodër duke I hapur rrugë kështu KQZ-së për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Shkodër, sipas modelit të 30 qershorit. …

Lexo me shume

BARDH SPAHIA – RAMËS: MOS E PROVOKO SHKODRËN!

Edhe ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Financave për t’i bllokuar të gjitha fondet Bashkisë së Shkodrës, me argumentin se ka përfunduar mandati i kryebashkiakes Voltana Ademi. Ish-deputeti Spahia i drejtohet kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të mos e provokojë Shkodrën, pasi sipas tij, shërbimet ndaj qytetarëve janë një detyrim kushtetues. Duke publikuar në …

Lexo me shume

BLLOKIMI I FONDEVE PËR BASHKINË SHKODËR, REAGON ADEMI

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar menjëherë pas bllokimit të fondeve për këtë bashki. Ajo tha se ky është një veprim i paprecedent dhe diçka anormale. Ademi shtoi se presim një përgjigje nga ministria e financave dhe beson në një zgjidhje të këtij problemi.Sipas Ademit, kjo është një periudhë tranzitore, por do të veprohet sipas ligjit.Për Ademin, …

Lexo me shume

BLLOKIMI I FONDEVE PËR BASHKINË SHKODËR, PËRGJIGJET MINISTRIA E FINANCAVE

Ministria e Financave ka dalë me një deklaratë për të sqaruar situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, pas deklaratës së Voltana Ademit se bashkisë i janë ndërprerë fondet. Duke hedhur poshtë pretendimin e Ademit, ministria thotë se janë kryer të gjitha pagesat dhe urdhër pagesat e Bashkisë Shkodër.Në përgjigjen e Ministrisë së Financave thuhet:“Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë …

Lexo me shume

BLLOKIMI I FINANCAVE PËR BASHKINË SHKODËR

Partia Demokratike Shkodër ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Financave, që vendosi të bllokojë financimet për Bashkinë Shkodër, vendim ky i ardhur pas përfundimit të mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi. PD Shkodër këtë veprim e cilëson si një hakmarrje nga qeveria Rama për Shkodrën pas protestave në këtë qytet. Sipas tyre Rama në 6 vjet nuk ka bërë asnjë …

Lexo me shume

VALDRIN PJETRI JEP SHENJAT E GISHTAVE

Valdrin Pjetri i është përgjigjur kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për të dhënë shenjat e gishtave. Ato pritet të krahasohen me të dhënat që do të mbërrijnë nga Italia, për të verifikuar një dënim të dhënë ndaj tij në vendin fqinj në 2003 dhe që nuk është deklaruar prej tij. Në funksion të këtij verifikimi, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar …

Lexo me shume

SPAHIA: DEMOKRATËT E SHKODRËS NUK KANË FRIKË NGA KRIMI

Për shoqërimin në komisariatin e policisë Shkodër kanë reaguar edhe përfaqësuesit e opozitës. Ish-deputeti Bardh Spahia tha se kjo ishte një shfaqje e shëmtuar politike nga policia. Sipas tij, demokratët e Shkodrës kanë treguar se nuk kanë frikë nga përfaqësuesit e krimit.Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u shpreh se policia e Shkodrës është në shërbim të përfaqësuesve …

Lexo me shume

LIROHET PAS DISA ORËSH KRYETARI I FRPD SHKODËR, ARVIT BUSHATI

Pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike Shkodër në konstituimin e këshillit të ri bashkiak, policia e Shkodrës shoqëroi në komisariat kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Shkodër, Arvit Bushati. Kjo bëri që mbështetës të PD Shkodër të zhvillonin një tubim paqësor pranë këtij komisariati pasditën e djeshme. Tubimi nuk zgjati shumë, pasi pas pak orësh, Bushati u la …

Lexo me shume

“SHQIPËRIA PO PLAÇKITET DHE PO SHKATËRROHET NGA RAMA”

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon të hedhë akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për plaçkitje dhe shkatërrim që po i bën Shqipërisë. Me anë të një postimi në “facebook”, Basha shkruan:“Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për …

Lexo me shume

DEPUTETI TOM DOSHI GODITET ME SHISHE

Deputeti Tom Doshi ka zgjedhur të ec përmes protestuesve që ndoheshin tek dera e Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës për tu larguar pas përfundimit të mbledhjes së konstituimit të Këshillit Bashkiak, por u përball me protestë dhe me incidente që zgjaten deri në qëndër të qytetit. Konfrontimet mes policisë dhe protestuesve ku nuk munguan as shishet me ujë ndaj deputetit …

Lexo me shume