SPORT

HEBAJ LARG VLLAZNISË, PRITET VETËM FILI

Shumë zhurmë rreth sulmuesit shkodran Rubin Hebaj por duket se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes. Nëse gjatë këtyre ditëve u bë fakt i kryer nisja e bisedimeve me drejtuesit e Vllaznisë, por kjo duket se nuk ka ndodhur. Kuqeblutë vërtetë janë të interesuar për të gjetur sulmues cilësor, por nuk kanë tentuar të bisedojnë me Hebajn. Për …

Lexo me shume

VOLEJBOLL/ TË REJAT E VLLAZNISË MUNDIN 3 – 0 PARTIZANIN

Vllaznia në volejboll për të reja ka marrë një tjetër fitore në kampionat. Mesditën e së enjtes, ajo ka mundur me rezultatin 3-0 ekipin e Partizanit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Dy setet e para janë fituar më me lehtësi dhe në të tretin ka patur shumë rivalet megjithatë në fund kanë qenë vajzat shkodrane …

Lexo me shume

VLLAZNIA KONFIRMON STËRVITJET E DIMRIT NË OHËR

Ashtu si në verë, edhe tani drejtuesit e klubit Vllaznia kanë zgjedhur qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut për të zhvilluar atje periudhën përgatitore në prag të nisjes së gjysmës së dytë të sezonit. Kushtet e mira që ofron ky vend dhe mundësia për të zhvilluar edhe ndeshje miqësore, kanë qenë arsyet kryesore që kanë çuar në këtë vendim …

Lexo me shume

“JUBAN DANJA” NUK IA DEL NDAJ APOLONISË, E MBYLL E TRETA

“Juban Danja” nuk ia ka dalë ta fitojë ndeshjen përcaktuese, atë ndaj Apolonisë, e luajtur pasditen e së hënës në fushën sportive “Reshit Rusi”. Vajzat e drejtuara nga trajneri Elis Legata nuk kanë bërë performancën e tyre më të mirë dhe si rrjedhojë janë mundur me rezultatin 4-1. Takimi nuk ka nisur aspak mirë për ta sepse kanë pësuar dy …

Lexo me shume

VLLAZNIA NË BASKETBOLL REALIZON NJË GODITJE NË MERKATO

Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka bërë një tjetër goditje në merkato. Ashtu siç kishte premtuar pak ditë më parë, presidenti Xhaferi ka prezantuar sot blerjen e rradhës, pikërisht basketbollistin malazez Petar Krushovac. Sipas numrit 1 të basketbollit kuqeblu, kjo blerje është dhuratë për tifozët e mrekullueshëm shkodranë, por nga ana tjetër ka premtuar se nuk do të jetë e …

Lexo me shume

VLLAZNIA U-17 MUND 3 – 1 INTERNACIONALIN

Vllaznia U17 e ka mbyllur me fitore vitin 2019. Në ndeshjen e fundit ajo ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj ekipit Internacioal në takimin e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Por duhet thënë se nuk ka qenë një fitore e lehtë megjithatë protagonist kryesor I këtij suksesi këtë herë ka qenë një mbrojtës, pikërisht Flori Spahija që ka shënuar …

Lexo me shume

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA MESHKUJ NË TURIN FINAL TË KUPËS

Pavarësisht se është mundur 3-0 në ndeshjen e fundit në grup, Vllaznia e volejbollit të meshkujve është kualifikuar për në turin final të Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen e fundit ajo ka bere nje paraqitje zhgenjyese. Vllaznia eshte mundur me rezultatin 0-3 nga Tirana ne ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke mos …

Lexo me shume

VLLAZNIA FEMRA KURORËZOHET “KAMPIONE DIMRI”

Vllaznia në futboll për femra është kurorëzuar me titullin simbolik “kampione dimri” teksa e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit në krye të renditjes me një ecuri të shkëlqyer prej 9 fitoresh në po kaq ndeshje të luajtura. Në ndeshjen e fundit të kësaj faze, atë të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, futbollistet kuqeblu kanë mundur me rezultatin e …

Lexo me shume

KAJOSHI FITON EDHE NDESHJEN E DYTË NË BOKSIN PROFESIONIST

Boksieri shkodran Arjon Kajoshi ka marrë një tjetër fitore në boksin profesionist. Pas asaj të arritur të muajin shtator në ringun e Shkodrës, 23 vjeçari ka triumfuar edhe mbrëmë në ndeshjen e zhvilluar gjatë një aktiviteti të boksit profesionist në qytetin e Vlorës. Ai ka patur përballë turkut Yunus Emer Batman të cilin e ka dominuar në të katërt raundet …

Lexo me shume

JONUZ: VLLAZNIA SYNON PIKË EDHE NDAJ PARTIZANIT

Pavarësisht humbjes në mesjavë ndaj Kukësit, në kampin shkodran duket se ka optimizëm në prag të ndeshjes së fundit të këtij viti, asaj që do të luhet ditën e dielë ndaj Partizanit në Tiranë. Ky optimizëm është shfaqur edhe tek trajneri Mirsad Jonuz I cili në prononcimin e dhënë për mediat, ka shprehur qartë bindjen e tij se Vllaznia do …

Lexo me shume