Sunday , 19 September 2021

SPORT

CUNGU PRANON KONTAKTET ME HASANIN POR JO AFRIKANËT E TIRANËS

Vllaznia ka nisur kontaktet me lojtarët e parë që mendon të ketë në rradhët e saj në sezonin e ri futbollistik megjithatë ende nuk është e qartë se kur do të nisë stërvitja. Një gjë të tillë e ka zbuluar për gazetarët trajneri i saj Armando Cungu. Ai ka shpjeguar se oferta e parë i është bërë mesfushorit shkodran Edon …

Lexo me shume

“AAS U-19” SHPALLET KAMPIONE E ZONËS SË VERIUT

Vazhdojnë sukseset për ekipet e “Albanian Ajaks School”. Pas triumfit të 17 vjeçarëve që pak ditë më parë u shpallën kampionë të Shqipërisë për kategorinë e parë, drejt kësaj rruge janë edhe 19 vjeçarët e kësaj Akademie. Ditën e djelë ata kanë zhvilluar ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kampionatit teksa kanë luajtur në Burrel dhe kanë fituar …

Lexo me shume

SHQIPËRIA “MERR HAK”, FITON 3-0 BRENDA NË IZRAEL

Shqipëria “merr hak” ndaj Izraelit për atë humbje që i pat shkaktuar disa muaj më parë në Elbasan. E ka mundur brenda në fushën e vet, me të njëjtin rezultat 3-0 dhe kuqezinjtë tanë rikthehen dinjitozë në vendin e tretë në renditje. Për ta mund të ishte menduar fitorja, por në shifrat 3-0, kurrsesi! Kombëtarja shqiptare e futbollit ka reaguar …

Lexo me shume

SULMUESI RUBIN HEBAJ NË “ORBITËN” E NJË KLUBI TË HUAJ

Pas Arlind Kalajës, një tjetër futbollist ka mundësi të largohet nga Vllaznia. Bëhet fjalë për sulmuesin Rubin Hebaj. Ai ka disa kohë që është vënë në vëzhgim nga disa menaxherë dhe drejtues të klubeve të huaja që duan ta bëjnë pronë të tyren. Sulmuesi që muajin e ardhshëm mbush 19 vjeç, ka aktualisht kontratë me klubin shkodran por në këtë …

Lexo me shume

VLLAZNIA NË ATLETIKË SHPALLET KAMPIONE E SHQIPËRISË

Atletët e Vllaznisë kanë arritur të kurorëzojnë me sukses një tjetër titull kampion. Ai që kanë fituar pasditen e djeshme në Elbasan, ka qenë i nënti rradhazi për ta. Një sukses i merituar I sportistëve dhe trajnerëve të këtij ekipi që nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren e tij dhe kjo shihet më së miri tek diferenca prej …

Lexo me shume

CEREMONIA PERMBYLLESE E KAMPIONATEVE TE MOSHAVE

Kete te Shtune eshte zhvilluar ceremonia permbyllese e kampionateve te moshave U-9, U-11, U-13, U-15 dhe U-17 te zones se veriut per sezonin futbollistik 2016-2017. Pas perfundimit te ndeshjeve te fundit u shperndane edhe cmimet fituese per ekipet dhe lojtaret. Keshtu ne grupin U-9, fitues u shpall ekipi i Shkodra 2006, ne U-11 ekipi i Rozafes, ne U-013 Vllaznia B, …

Lexo me shume

CUNGU QËNDRON SËRISH. ZEKA E KALAJA KANË OFERTA PËR T’U LARGUAR

Kohë ofertash tek Vllaznia. Madje përveç ofertave që kanë marrë disa nga futbollistët e saj, tashmë “në treg” duket se është edhe një pjestar i stafit të saj. Bëhet fjalë për drejtorin sportiv Eugent Zeka. Vetë ai ka bërë të ditur sot se ka marrë oferta nga dy klube të Superligës shqiptare por nga ana tjetër, nuk ka saktësuar, nëse …

Lexo me shume

ATLETIKË, VLLAZNIA SHUMË PRANË TITULLIT KAMPION

Dita e parë e garave të kampionatit kombëtar të atletikës për të rritur, ka qenë e suksesshme për atletët e Vllaznisë. Në garat e zhvilluara në Elbasan, ato kanë arritur të zënë katër vende të parë dhe në këtë mënyrë kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt shpalljes kampion si ekip edhe këtë vit. Kështu, në garën e 100 m, …

Lexo me shume

CUNGU E PRANON NËN ZË QËNDRIMIN SËRISH TEK VLLAZNIA

Pavarësisht se ende nuk ka një prononcim zyrtar të tij, Armando Cungu me shumë mundësi do të jetë trajner i Vllaznisë edhe në sezonin e ri futbollistik. Ai ka tre ditë që është kthyer pas pushimeve që bëri në Greqi megjithatë ende nuk është shfaqur askund dhe për më tepër, nuk ka dhënë asnjë prononcim në lidhje me të ardhmen …

Lexo me shume

KATËR VOLEJBOLLISTË TË VLLAZNISË NË KOMBËTARE PËR LIGËN E EUROPËS

Ekipi kombëtar i volejbollit të meshkujve është i grumbulluar prej disa ditësh në Tiranë në përgatitje për marrjen pjesë në Ligën Europiane. Për kombëtarën tonë ky është viti i dytë rradhazi që merr pjesë në një aktivitet të tillë të rëndësishëm. Ajo do të ndeshet me Maqedonisë, Azerbajxhanin dhe Suedinë. Trajneri Jani Melka fillimisht ka grumbulluar 27 sportistë në një …

Lexo me shume