Breaking News

SPORT

VLLAZNIA U19 TJETËR SUKSES, FITON 3-0 “DERBIN” ME AAS

Javë e suksesshme për ekipet e Akademisë Vllaznia ka qenë kjo e nënta. Ato i kanë luajtur ndeshjet e tyre në fushën “Reshit Rusi” dhe sfida për t’u ndjekur ka qenë ajo e 19 vjeçarëve ku përbëllë kuqebluve të trajnerit Zmijani ka qenë ekipi tjetër shkodran, ai i Akademisë Ajaks. Ndonëse Vllaznia U19 ka fituar me rezultatin e pastër 3-0, …

Lexo me shume

DANIEL LEKNDREAJ: JA PSE U LARGOVA NGA VLLAZNIA

Vllaznia në basketboll për meshkuj po kalon momente jo të mira në kampionat dhe një nga arsyet e kësaj gjendje është padyshim largimi i disa sportistëve një ndër të cilët është edhe Daniel Lekndreaj. Ai është bashkuar me Partizanin dhe në ndeshjen e fundit në Shkodër ka qenë protagonisti kryesor i suksesit të të kuqve. Duke folur për mediat, Danieli …

Lexo me shume

VLLAZNIA FITON LEHTËSISHT  “DERBIN” ME “JUBAN DANJEN”

“Derbi” i futbollit të femrave Vllaznia- Juban Danja nuk ka dhuruar rivalitetin e zakonshëm që jemi mësuar të shohim vitet e kaluar dhe në këtë të rradhës, vajzat kuqeblu kanë fituar pa shumë vështirësi me rezultatin e thellë 7-0. Dy gola janë shënuar në pjesën e parë nga Arlinda Gruda ndërsa në pjesën e dytë kanë ardhur edhe pesë të …

Lexo me shume

VELEÇIKU MUND EDHE BURRELIN

Në “Reshit Rusi” Veleçiku duket i pamposhtur sivjet. Pasditen e së dielës ata kanë marrë fitoren e katërt në po kaq ndeshje të luajtura aty. Këtë herë ndaj Burrelit, ndeshje kjo e fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli i brazilianit Aleksandre në minutën e 81-të ka gëzuar të gjithë në kampin koplikas. Ka qenë një ndeshje me shumë rivalitet …

Lexo me shume

BASKETBOLL MESHKUJ/ TJETËR HUMBJE PËR VLLAZNINË, E PESTA RADHAZI

Nëse ecuria e ekipit të volejbollit është për t’u marrë shembull, ajo e ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ka nevojë për një alarm të fortë. Kuqeblutë kanë pësuar mbrëmë humbjen e pestë rradhazi në kampionat, ndodhen në vendin e fundit në renditje dhe rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria. Ndaj Partizanit, pavarësisht përpjekjeve, basketbollistët shkodranë kanë pësuar humbjen e …

Lexo me shume

VOLEJBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA PESË NDESHJE, PESË FITORE

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur një tjetër fitore në kampionat, këtë herë në kryeqytet ndaj Tiranës. Një takim i cili ka dhuruar shumë emocione sepse kanë qenë vendasit ata që i kanë fituar dy setet e para megjithatë shkodranët nuk kanë hequr dorë kollaj nga pretendimet e tyre dhe kanë arritur t’i fitojnë njëri pas tjetrit tre setet …

Lexo me shume

ZOGAJ: I LUMTUR PËR GOLIN, POR EDHE PËR FITOREN E VLLAZNISË

Vllaznia vazhdon të fitojë në kampionat, tashmë edhe pa golat e brazilianit Zhunior megjithatë janë mesfushorët ata që po e bëjnë detyrën ashtu si duhet. Në ndeshjen e fundit ndaj Vorës, të tre golat janë shënuar pikërisht prej tyre, duke filluar nga kapiteni Lika, Hajdari por edhe i riu Zogaj. Ky i fundit në një prononcim për mediat është shprehur …

Lexo me shume

VLLAZNIA MUND 3-1 VORËN DHE THELLON DISTANCËN ME NDJEKËSET

Tjetër fitore për Vllazninë në kampionat dhe duke përfituar edhe nga humbja e Dinamos, është shkëputur plot shtatë pikë nga skuadra e vendit të dytë që tashmë mbahet nga Erzeni dhe Besëlidhja. Kuqeblutë kanë bërë detyrën duke fituar ndeshjen e tyre me Vorën në shifrat 3-1. Ka qenë një ndeshje përgjithësisht e lehtë teksa kundërshtari ka rezistuar vetëm 30 minuta. …

Lexo me shume

BASKETBOLL FEMRA/ VLLAZNIA NUK IA DEL NDAJ TIRANËS

Fitorja e javës së kaluar ndaj Flamurtarit kampion në fuqi, i dha shumë zemër ekipit të basketbollit të femrave të Vllaznisë. Megjithatë ndeshja e djeshme ndaj ekipit të Shoqatës së Basketbollit Tirana, i ka kthyer sërish me këmbë në tokë vajzat shkodrane. Ato kanë humbur ndeshjen e rradhës me shifrat 54 me 83 dhe kësisoj janë rikthyer të pozicionohen sërish …

Lexo me shume

VELEÇIKU NDAJ BURRELIT SYNON FITOREN E KATËRT

Përveç Vllaznisë, edhe skuadra tjetër veriore që merr pjesë në kategorinë e parë, ajo e Veleçikut, do ta luajë ndeshjen e rradhës në “Reshit Rusi”. Për këtë arsye, ky takim është spostuar për të dielën megjithatë nuk përbën ndonjë problem sepse koplikasit janë duke u përgatitur për ta kaluar me sukses edhe këtë takim. Duhet thënë se në këtë fushë …

Lexo me shume