SPORT

IZMIR SMAJLAJ NË JANAR DREJT TURQISË PËR STËRVITJE

Atleti shkodran Izmir Smajlaj në muajin janar do të udhëtojë drejt Turqisë për të zhvilluar fazën e fundit të përgatitjeve për pjesmarrjen në Kampionatin Ballkanik dhe atë Europian që do të zhvillohen në muajin shkurt. Ai gëzon një formë shumë të mirë sportive aktualisht dhe do të tentojë ta ruajë atë deri në momentin kur do të zbresë në pistë. …

Lexo me shume

SHITJA E AKSIONEVE TE VLLAZNISE NIS NE PRILL

Miratimi i buxhetit 2018 i Bashkise Shkoder ka dhene sinjale pozitive edhe per lojtaret e ekipit te Vllaznise. Keshtu me 31 vota Pro, 7 Kunder dhe 1 Abstenim per klubin e Vllaznise ka kaluar shuma e akorduar prej 550 milion lekesh. Nderkohe, çeshtje e diskutuar ishte edhe privatizimi i klubit shkodran. Kryebashkiakja Voltana Ademi dhe njekohesisht presidente e Vllaznise, tha …

Lexo me shume

KLUBI VLLAZNIA E KONFIRMON: FAZA PËRGATITORE NË ULQIN

Vllaznia i është rikthyer pasditen e së martës sërish procesit stërvitor. Pas tre ditësh pushim, trajneri Gjoka bashkë me stafin e tij janë vënë sërish në krye të kuqebluve për të vijuar me seancat stërvitore dhe kështu do të vazhdohet edhe për disa ditë të tjera. Më pas, vetëm pak kohë pushim për festat e fundvitit dhe më 4 janar …

Lexo me shume

XHEVAHIR SUKAJ GJITHNJË E MË PRANË VLLAZNISË

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj duket gjithnjë e më pranë Vllaznisë. Një gjë të tillë ai e ka pranuar edhe vetë mbrëmjen e së dielës teksa ka qenë i ftuar në një nga studiot televizive të kryeqytetit kur ka deklaruar se ka dëshirë ta ndihmojë skuadrën e qytetit të tij në këto momente të vështira që ajo po kalon. Vetë Sukaj …

Lexo me shume

VLLAZNIA U-17 NË VEND TË PARË, SHPALLET “KAMPIONE DIMRI”

Ecuria shumë pozitive e ekipit Vllaznia U-17 ka vijuar me një tjetër fitore. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e prapambetur të javës së 11-të të kampionatit, atë të luajtur në Laç ndaj skuadrës vendase. Kjo ndeshje duhej të ishte luajtur javën e kaluar por për shkak të përmbytjeve që pushtuan këtë qytet, bënë që kjo ndeshje të shtyhej dhe të …

Lexo me shume

ORGANIZOHET TURNEU I NËNTË I TENISIT “SHKODRA INDOOR 2017”

Për të nëntin vit me rradhë, në Shkodër po organizohet turneun i tenisit “Shkodra Indoor 2017” dhe ajo çfarë kënaq më shumë organizatorët e tij është padyshim rritja e pjesmarrësve por edhe e cilësisë nga viti në vit. Vetëm në kategorinë e seniorëve, sivjet morën pjesë 40 pjesmarrës dhe ky është një tregues që flet vetë. Agron Hafizi, një prej …

Lexo me shume

VLLAZNIA NË FUTBOLL PËR FEMRA SHPALLET ‘KAMPIONE DIMRI”

Vllaznia në futboll për femra e ka mbyllur me fitore edhe ndeshjen e fundit të këtij viti. Atë ndaj “Juban Danjes” me të cilën ka fituar me rezultatin e thellë dhe të pastër, 6-0. Gjysma e golave janë shënuar në pjesën e parë dhe kanë patur për autore Franjen, Mujen e Paviçeviç. Ndërsa në të dytën, kanë shënuar Doçi një …

Lexo me shume

VLLAZNIA NË PRITJE TË MERKATOS, POR KU JANË LOJTARËT?

Me humbjen e pësuar ndaj Partizanit, Vllaznia i ka bërë një mbyllje aspak të mirë vitit 2017. E pozicionuar në vendin e nëntë në kampionat, ajo bashkë me Teutën rrezikojnë më shumë se kushdo tjetër të bien bashkë me Lushnjën nga Superliga në fund të këtij sezoni. Situata në kampion shkodran nuk duket aspak e mirë. Trajneri Gjoka edhe pas …

Lexo me shume

ARSID KRUJA NË ZVICËR PËR GJYQIN NDAJ ARABËVE TË “AL HAJER”

Futbollisti shkodran Arsid Kruja ka hedhur në gjyq klubin Al Hajer të Arabisë Saudite për mosrespektim të kontratës së firmosur me të në janarin e vitit 2015. Institucioni i futbollit botëror përmes Komisionit të tij të Disiplinës prej kohësh ka mbledhur fakte nga të dy palët dhe ditën e djeshme është zhvilluar edhe seanca e parë, ajo e ballafaqimit në …

Lexo me shume

VLLAZNIA E MBYLL ME ZHGËNJIM. MUNDET 1-3 NGA PARTIZANI

Besimi për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit të këtij viti, nuk ka rezultuar I tillë. Vllaznia ka zhgënjyer ndaj Partizanit duke humbur me rezultatin 1-3. Padyshim që ky rezultat, I rëndon edhe më shumë pozitat e kuqebluve që e mbyllin vitin 2017 në vendin e parafundit në renditje. Kuqeblutë e nisën ndeshjen me një ndryshim në …

Lexo me shume