SPORT

ATLETIKË/ VLLAZNIA KAMPIONE PËR TË 11-tin VIT RADHAZI

Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë në atletikë për të 11-tin vit rradhazi. Ky ka qenë verdikti i dy ditëve të garave të kampionatit të zhvilluar këtë vit në Shkodër. Pas suksesit në ditën e parë, edhe në të dytën ka vijuar dominimin e atletëve kuqebluve. Franko Burraj ka triumfuar edhe në garën e 200 metrave, Besmir Pepaj është shpallur …

Lexo me shume

BULLGARI GOSPODINOV ZYRTARIZOHET NË KRYE TË VLLAZNISË

Pas vizitës disaditore në Shkodër dhe bisedimeve të gjata të kryera me drejtuesit e shoqatës së basketbollit të Vllaznisë, trajneri bullgari Nikolai Gospodinov mësohet se ka rënë dakord për të marrë këtë post në krye të ekipit shkodran. Një gjë të tillë ai e ka konfirmuar vetë për televizionin Rozafa, ndërkohë që I pyetur se kur do të nisë përgatitjet …

Lexo me shume

IZMIR SMAJLAJ REKORD TË RI KOMBËTAR NË “LORO BORIÇI”

Pas shumë vitesh kampionati kombëtar I atletikës për të rritur është rikthyer të zhvillohet në Shkodër dhe ky rikthim ka qenë mëse I mbarë. Atleti shkodran Izmir Smajlaj ka thyer rekordin kombëtar në garën e kërcimit së gjati duke vendosur distancën e re 8 metra e 11 centimetra. Ai ka thyer rekordin e mëparshëm që mbahej po prej vetë atij …

Lexo me shume

DASËM E VEÇANTË PËR MBROJTËSIN SHKODRAN ELSEID HYSAJ

Mbrojtësi shkodran i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, i ka dhënë fund beqarisë, duke lidhur kurorë me modelen Fiorenza Lekstakaj, e cila në vitin 2013 është shpallur edhe Miss Albania. E veçanta e kësaj dasme është se ajo u zhvillua në kalanë Rozafa të qytetit të Shkodrës, me rreth 500 të ftuar, ku mes tyre kishte miq e të afërm. Të …

Lexo me shume

VLLAZNIA U-15 MERR PJESË NË NJË TURNE NË GREQI

Suksesi I pak ditëve më parë I ekipit U15 të Akademisë Vllaznia kur u shpall kampion I Ligës Amatore për Zonën e Shkodrës, është shpërblyer nga drejtuesit e klubit me një pjesmarrje në një turne ndërkombëtar që do të zhvillohet këto ditë në Selanik të Greqisë. Ekipi shkodran nën drejtimin e përgjegjësit të Akademisë Alban Neziri, ka udhëtuar pasditen e …

Lexo me shume

VLLAZNIA NË MERKATO, SYNOHEN EDHE HEBAJ E SHEHI

Planet e merkatos së Vllaznisë kanë filluar të zbulohen një e nga një, ndonëse nga ana e klubit ende nuk ka asnjë gjë zyrtare në lidhje me këtë çështje. Ditën e djeshme është publikuar interesimi I kuqebluve për mesfushorin e Kastriotit Herald Marku, por ata nuk duan edhe një futbollist tjetër nga kjo skuadër. Bëhet fjalë për mbrojtësin Dajan Shehi, …

Lexo me shume

SHORT I VËSHTIRË PËR VLLAZNINË E FEMRAVE

Short I pafat ka rezultuar për Vllazninë e Shkodrës, ai I hedhur mesditën e sotme në Nion të Zvicrës, short ky I vlefshëm për Ligën e Kampioneve të Europës në futboll për femra. Kampionia e Shqipërisë do të jetë pjesë e grupit 10 të këtij kompeticioni dhe kundërshtare të saj do të jenë ekipet kampione të Lituanisë, të Irlandës dhe …

Lexo me shume

VLLAZNIA NIS PUNË, FUNDI I QERSHORIT E GJEN TË PLOTË

Ndonëse në pamje të parë duket se tek Vllaznia nuk ka asnjë lëvizje për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm, drejtuesit e saj duket se po punojnë në heshtje. Një gjë e tillë është zbuluar përmes një deklarate për shtyp të drejtorit sportiv Engin Firat të shpërndarë një ditë më parë. Sipas tij, lista e lojtarëve që do të …

Lexo me shume

BOKS/ HIDHET SHORTI PËR LOJËRAT EUROPIANE “MINSK 2019”

Kombëtarja shqiptare e boksit që është pjesë e delegacionit sportiv shqiptar I cili do të marrë pjesë në Lojërat Europiane, ka mbërritur pasditen e së mërkurës në Bjellorusi, vend ku dhe do të zhvillohen këto Lojëra. Shqipëria siç është bërë e ditur, do të përfaqësohet në këtë eveniment të rëndësishëm me 4 boksierë të cilët drejtohen nga trajnerët Zef Gjoni …

Lexo me shume

VLLAZNIA ENDE ME PUSHIME, LARGOHET EDHE HOXHA

Tek Vllaznia ende nuk po duket të ketë asnjë lëvizje ndonëse drejtuesit e saj po bëjnë planet për ndërtimin e skuadrës. Në opinionin sportiv presin lajme për merkaton dhe ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm por në fakt lajmet që dëgjohen nuk janë shumë positive. Flitet vetëm për largime dhe I rradhës që lë Shkodrës është futbollisti I ekipit …

Lexo me shume