Friday , 19 January 2018

SPORT

ZEKA: NUK KA PATUR DHUNË NDAJ FUTBOLLISTËVE TË TIRANËS

Pavarësisht deklaratave të Klubit të Tiranës për gjoja dhunë të ushtruar nga forcat e rendit ndaj futbollistëve të tyre, Klubi Vllaznia e ka mohuar një gjë të tillë. Këtë e ka deklaruar për mediat drejtori sportiv Eugent Zeka i cili njëkohësish ka shpjeguar edhe arsyet e nervozismit të tij me arbitrat në përfundim të ndeshjes së djeshme. Ndërkohë, i pyetur …

Lexo me shume

VLLAZNIA FITON 1-0 NDAJ TIRANËS, POR ELIMINOHET NGA KUPA

Vllaznia ka arritur të fitojë 1-0 në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës por kjo fitore nuk i ka mjaftuar asaj të kalonte në çerekfinale pasi kishte humbur me rezultatin 0-2 ndeshjen e parë në kryeqytet. Goli i Arlind Kalajës në minutën e 59-të ka qenë i vetmi në këtë ndeshje dhe ndonëse …

Lexo me shume

IZMIR SMAJLAJ STËRVITJE NË SAN MARINO PËR EUROPIANIN

Kampioni I Europës në salla të mbyllura në atletikë, Izmir Smajlaj, prej disa ditësh është duke u stërvitur në San Marino. Një gjë e tillë ka ardhur për shkak të mungesës së kushteve stërvitore, pra mungesën e sallave të mbyllura në vendin tonë. Pikërisht për këtë, teksa atleti shkodran pretendon të fitojë sërish titullin e kampionit të Europës që e …

Lexo me shume

NAKO: VLLAZNIA KA NEVOJË MË SHUMË SE KURRË PËR MBËSHTETJE

Vllaznia ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetje nga opinioni sportiv, nga mediat, nga specialistët në mënyrë që të kalojë këtë moment të vështirë që ajo po kalon. I këtij mendimi është shprehur anëtari i Bordit Mbikëqyrës të klubit shkodran, Beniamin Nako i cili ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Arena” mbrëmjen e së hënës në televizionin Rozafa. …

Lexo me shume

GJOKA: I VËSHTIRË KUALIFIKIMI POR VLLAZNIA E KËRKON DERI NË FUND

Tek Vllaznia ndërkohë, pasditen e së martës janë mbyllur përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës me Tiranën, e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Siç dihet, në ndeshjen e parë, ajo është mundur me rezultatin 2-0 dhe ky rezultat e vështirëson shumë punën për ta përmbysur atë dhe për t’u kualifikuar për në turin tjetër të këtij …

Lexo me shume

“VLLAZNIA B” NDAL SERINË E FITOREVE, MUNDET 0-1 NGA EGNATIA

“Vllaznia B” nuk ia ka dalë të fitojë edhe ndeshjen e katërt rradhazi në kampionat. Në sfidën e luajtur ndaj Egnatias së Rrogozhinës në fushën sportive “Reshit Rusi”, kanë qenë miqtë ata të cilët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 1-0 duke marrë një trepikësh me shumë vlerë që i ngjit ata në vendin e dytë në renditje. Skuadra shkodrane …

Lexo me shume

VLLAZNIA TË MËRKURËN NDAJ TIRANËS PËR KUALIFIKIM

Të mërkurën në orën 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e kthimit e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë në mes Vllaznisë dhe Tiranës. Takimi i parë, luajtur para dy javësh në kryeqytet siç dihet është fituar nga bardheblutë me rezultatin 2-0. Rezultat ky që i favorizon së tepërmi ata për të kaluar turin. Sakaq, Vllaznia …

Lexo me shume

VLLAZNIA VIJON AVAZIN. HUMBET EDHE ME FLAMURTARIN

Për të pritur kthesën e Vllaznisë duhet pritur ndeshjen e rradhës, pasi në Vlorë shkodranët kanë pësuar humbjen e rradhës. Kuqeblutë janë mposhtur me rezultatin e pastër 2 – 0 nga vendasit, Flamurtari. Në një ndeshje në të cilën shkodranët pësuan nga një gol në secilën pjesë. Vllaznia e nisi keq ndeshjen, teksa pësoi gol që në minutën e 8-të. …

Lexo me shume

VLLAZNIA U-17 FITON 4-1 NDAJ INTERNACIONAL TË VENDIT TË DYTË

Gabimi i javës së kaluar ndaj Kukësit është bërë mësim nga futbollistët e ekipit U-17 të Akademisë Vllaznia të cilët në ndeshjen e rradhës ndaj rivalit të tyre kryesor, ekipit Internacional të Tiranës kanë zhvilluar një lojë shumë të bukur dhe kanë fituar me rezultatin e thellë 4-1. Ndeshja është dominuar nga kuqeblutë e trajnerit Zhejani të cilët kanë treguar …

Lexo me shume

KAMPIONATI I GJIMNASTIKËS RIKTHEHET PAS 7 VITESH NË SHKODËR

Pas shtatë vitesh në Shkodër rikthehet të zhvillohet një aktivitet në sportin e gjimnastikës. Paraditen e së shtunes në palestrën e shkollës “Edith Durham” është zhvilluar kampionati kombëtar për të gjitha grupmoshat me pjesmarrjen e të gjitha ekipeve sportive të vendit. Në një prononcim për mediat, presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës Leonard Lulaj ka shpjeguar edhe arsyet pse ky …

Lexo me shume