Vota e 21 qershorit duhet të shkojë për numrin 47 që përfaqëson Lëvizjen socialiste për Integrim dhe për drejtimin e duhur. Me këto fjalë, deputeti Agron Çela e nisi takimin me anëtarë e simpatizantë të kësaj force politike të rajonit 4, ku prezantoi edhe një prej kandidateve për këshillin bashkiak Rezarta Zambakun.
Çela renditi edhe investimet e bëra përgjatë këtyre viteve, të cilat kanë patur iniciativën e tij dhe mbështetjen e qeverisë. Në të njëjtën linjë ishte edhe koordinatori Gëzim Podgorica duke kërkuar votën për LSI-në.
Vetë kandidatja Zambaku falenderoi të gjithë të pranishmit në këtë takim, ndërsa ftoi që vota e 21 Qershorit të jetë për LSI-në që edhe Shkodra të ecë në drejtimin e duhur, për më shumë zhvillim dhe mirëqënie.