CENI: SITUATA NË NJËSINË ANA E MALIT ËSHTË PËRKEQËSUAR

Zona e Obotit në Njësinë Ana e Malit vijon të jetë nën pushtetin e ujit.

Situata në këtë njësi është përkeqësuar, kjo edhe si shkak i shkarkimeve nga hidrocentralet, teksa është rritur niveli i ujit me 30-40 cm.

Një gjë e tillë pohohet për TV Rozafa nga administratori i kësaj njësie, Arben Ceni. Ndërkohë, problem mbetet edhe sigurimi i ushqimit për gjënë e gjallë.

Ai shpreson të mos ketë problematika më të mëdha dhe thekson se duhet menaxhim i hidrocentraleve.

Ndërkohë, i konsideron thjesht premtime deklaratat e Ramës për dëmshpërblimet, ku nga ana tjetër, siguron se do ketë vlerësim të dëmeve sapo uji të largohet.

Në total, në Bashkinë Shkodër janë të përmbytura mbi 1400 hektarë tokë.

Lexoni dhe kete

RADHE DHE KAOS NE QENDREN E VAKSINIMIT ANTI-COVID NE LEZHE

Këto janë pamjet para qendrës së vaksinimit anti-covid në qytetin e Lezhës. Dita e dytë …