Tuesday , 16 January 2018

ÇESHTJET GJYQESORE, KLUBI VLLAZNIA HUMB NJE TJETER GJYQ

Problemet e llogarive bankare të klubit Vllaznia vijojnë të shtohen. Lojtarët dhe stafi i ekipit shkodran akoma nuk ka marrë rrogat e plota e kjo ndodh për shkak se llogaritë bankare vijojnë të jenë të bllokuara prej kohësh. Por, një tjetër problem duket se ka lindur. Kështu, një ish-punonjës i klubit Vllaznia me inicialet B.D ka hedhur në gjyq klubin shkodran për një dëmshpërblim prej 879.034 lekësh.

Kësisoj, në kushtet kur ekzekutimi i vendimit gjyqësor është kaluar në ekzekutim të detyruar dhe pala debitore nuk e ka ekzekutuar vendimin në bazë të nenit 525 është urdhëruar:
-Vendosja e sekuestros konservative mbi aktivitetin e klubit të Futbollit Vllaznia sh.a.
– Aktiviteti i debitorit, në këtë rast klubi Vllaznia, të qëndrojë i sekuestruar deri në një urdhër të dytë nga ana e Zyrës Përmbarimore Shkodër.
– Për veprimet apo mos-veprimet të këtij vendimi, kërkohet që Zyra Përmbarimore Shkodër të vihet në dijeni shkresërisht brenda afatit ligjor.
–  dhe përsonat që bëhen pengesë për zbatimin e këtij urdhëri do të përgjigjen në bazë të nenit 606, që parashikon vendosjen e sanksionit të gjobës dhe kallzimin penal në bazë të nenit 300 të Kodit Penal.

Kështu, klubit Vllaznia ose Bashkia Shkodër, që është institucioni që drejton këtë klub, i duhet të zgjidhë një tjetër problematikë. Por, situata vështirësohët më tepër, teksa shkodranët presin që të hyjnë në merkaton e dimrit, për afrimin e ndonjë lojtari cilësorë. Por, si mund të ndodhë një gjë e tillë kur llogaritë e klubit shkodran vijojnë të jenë të bllokuara dhe lojtarët nuk e dijnë nëse do të paguhen apo jo ?

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL MESHKUJ, TË PREMTEN ORA 18.00 VLLAZNIA- TIRANA

Viti 2018 do të nisë me një sfidë shumë interesante e kampionatit të basketbollit, ajo …