ÇFARE PO NDODH ? VRASJA E ALEKSANDER NDOKES ÇON NE LEZHE HAKI ÇAKON

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Aleksandër Ndoka, ka sjellë në Lezhë Drejtorin e Përgjithshem të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Në oret e mbremjes të së hënës Çako ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë vendore në Lezhë ku në fokus të diskutimeve, sipas burimeve ka qenë vrasja e Aleksander Ndokës.

Drejtori i Policisë së Shtetit mësohet se ka kërkuar informacion mbi hetimet që po kryhen për këtë ngjarje, ndërsa ka kërkuar angazhim maksimal për zbardhjen sa më parë të këtij krimi.

Takimi i cili ka zgjatur rreth 1 orë nuk është bërë publik për mediat. Vetë Çako nuk ka bërë asnjë deklarate në lidhje me faktet apo detajet ku do të përqëndrohet hetimi, ndërkohë pas këtij takimi priten zhvillime të reja në lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrarë, Aleksander Ndoka, vëllai i ish deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Informacionet në lidhje me hetimet që po kryhen janë mjaft të rezervuara, për vetë dinamikën se si ka ndodhur ngjarja, por ndonëse kanë kaluar tre ditë nga ekzekutimi i 48-vjeçarit, ende nuk ka asnjë përson të ndaluar për këtë krim të rëndë që tronditi qytetin e Lezhës.

Lexoni dhe kete

MAKINA PERPLASET ME SHTYLLEN, PLAGOSET NJE GRUA

Një grua mbeti e plagosur, pasi automjeti me të cilin po udhetonte humbi kontrollin dhe …