Kjo është Adelina Prendi nga Lezha dhe që në moshë të vogël çiftelia është bërë pjesë e pandashme e jetës së saj. pasioni dhe tradita për këtë instrument muzikor me të cilin identifikohet me madhështi trashegimia e kultures shqiptare, e ka tërhequr këtë 12-vjeçare dhe për tu bërë profesioniste prej 2 muajsh vijon kursin e çiftelise.
Gjate viteve te fundit çiftelia po tërheq vemendjen e shumë të rinjeve e te rejave në Lezhë, pasi femijë të grupmoshave të ndryshme po shfaqin interes për këtë instrument muzikor.
Llesh Prenga është një nga rapsodet dhe instrumentistet e njohur të qytetit i cili pasionin e tij po ju përcjell brezave.
Rapsodi Llesh Prenga thotë fëmijet që po njekin kursin e çiftelisë kanë arritur të marrin çmime dhe janë mjaft premtues për të ardhmen.
Pasioni i këtyre fëmijeje dhe profoserit të tyre për çiftelinë ka gjetur dhe mbështetjen e Bashkisë Lezhë e cila ju ka ofruar ambjente për të zhvilluar kurse.