Friday , 23 October 2020

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË DOMINUES NË ETAPËN E PARË TË “MISHEL CICO”

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar sërish edhe në garën e rradhës, etapën e parë të kupës “Mishel Cico”. Ndonëse ajo realisht është fituar nga një korçar, fituesit e vërtetë janë dy çiklistët e Vllaznisë, Bruno Kola e Kledison Cani ndërkohë që menjëherë pas tyre kanë qenë edhe pjestarët e tjerë të ekipit shkodran. Fitues i etapës së djeshme ka qenë Pandeli Bajlozi I Skënderbeut. Etapa e parë e kësaj kupe ka qenë ajo me itinerar Pogradec- Korçë, e gjatë 38 km. Në maloren e Qafë- Plloçës janë shkëputur katër sportistë, Kola e Kronaj të Vllaznisë, Goga i Apolonisë dhe Aliaj i Teutës.

Por ata janë kapur nga grupi tjetër i çiklistëve në zbritje dhe sëbashku kanë pedaluar në drejtim të Korçës. Pikërisht pa hyrë në këtë qytet, Pandeli Bajlozi është shkëputur nga pjesa tjetër e çiklistëve dhe ndoshta është nënvlerësuar nga të tjerët dhe kjo ka bërë që përfaqësuesi i ekipit të Skënderbeut të prekte i pari finishin e kësaj etape. Pas tij ka mbërritur Bruno Kola i Vllaznisë dhe menjëherë edhe Kledison Cani po i këtij ekipi me një sekondë më shumë, duke plotësuar kësisoj edhe treshen e fituesve të saj. Menjëherë pas përfundimit të kësaj etape, është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të diplomave dhe e kupës për fituesin e saj.

Në këtë ceremoni përveç presidentit të FSHÇ-së kanë marrë pjesë edhe drejtues të Prefekturës dhe të Bashkisë Korçë, drejtues të klubit Skënderbeu dhe shumë sportdashës që kanë duartrokitur fituesin e kësaj etape. Por natyrisht që të gjithë kanë dhënë vlerësimet maksimale për ekipin e Vllaznisë I cili edhe këtë herë u vlerësua si më I miri. Kupa “Mishel Cico” do të zhvillohet me tre etapa teksa etapa e dytë,  është ajo me itinerar, Korçë- Podgorije- Zvezd-Zëmblak- Korçë, e gjatë 80 kilometra.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FEMRA MËSON TË ENJTËN KUNDËRSHTARIN E “CHAMPIONS”

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, do të mësojë mesditën e …