ÇIKLISTËT E VLLAZNISË FITOJNË EDHE TROFEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë kanë treguar edhe njëherë tjetër vlerat e tyre duke u shpallur fitues edhe të aktivitetit të rradhës. Bëhet fjalë pë trofeun “Korça” të organizuar në këtë qytet nga Bashkia e tij në bashkëpunim me Klubin Skënderbeu dhe Federatën Shqiptare të Çiklizmit. Në të tre etapat e këtij trofeu, sportistët shkodranë kanë dominuar duke treguar edhe njëherë tjetër se janë më të mirët e Shqipërisë në grupmoshën e të rinjve. Në etapën e parë, atë Pogradec- Korçë, ndonëse fitues ka qenë një çiklist i Skënderbeut, protagonistët e vërtetë kanë qenë dy sportistët e Vllaznisë Bruno Kola dhe Astrit Kronaj që kanë zënë vendin e dytë dhe të tretë.

Në etapën e dytë, protagonist do të shfaqej një tjetër çiklist shkodran, Dëfrim Dholla që është shkëputur nga grupi dhe ka pedaluar për 50 kilometra i vetëm dhe duke mbërritur i pari në Korçë. Ndërkohë ditën e djeshme është zhvilluar etapa e tretë dhe e fundit e këtij aktiviteti. Karakteri i saj ka qenë kryesisht malor, çka e bënte edhe më interesante garën. Ajo në fakt është dominuar nga çiklistët e Vllaznisë. Gjatë saj, ka patur dy shkëputje të tyre, fillimisht e Sion Gjokës dhe më pas e Gjergj Zefit. Të dy ata janë bashkuar sëbashku dhe kanë pedaluar fuqishëm drejt mbërritjes duke krijuar një diferencë me pjesën tjetër të sportistëve. Nga ana tjetër, Bruno Kola ka arritur edhe ai të shkëputet nga grupi i madh i çiklistëve dhe është vënë në ndjekje të dy shokëve të ekipit. Megjithatë, ata kanë mbërritur të parët në finish.

I pari e ka prekur atë Sion Gjoka që është shpallur edhe fitues i kësaj etape. Në vend të dytë është renditur Gjergj Zefi ndërsa i treti ka ardhur Bruno Kola. Pjesa tjetër e çiklistëve ka ardhur disa minuta më prapa, çka tregon më së miri për diferencën që sportistët e Vllaznisë kanë treguar edhe në këtë garë teksa janë shpallur fitues të saj. Në këtë mënyrë edhe trofeu “Korça” u shoqërua me një dominim të sportistëve kuqeblu.  Ekipi shkodran tashmë do të përgatitet për garat e Kampionatit Kombëtar që zhvillohen në fillim të muajit korrik.

Lexoni dhe kete

SITUATA TE VLLAZNIA KALON NE HESHTJE

Situata tek Vllaznia vijon te jetë kaotike. Gjërat akoma nuk kanë lëvizur dhe nuk ka …