Friday , 22 November 2019

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË FITOJNË TURIN E SHQIPËRISË PËR TË RINJTË

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar dhe fituar edhe një tjetër aktivitet kombëtar, pikërisht Turin Çiklistik të Shqipërisë për të rinjtë. Federata Shqiptare e Çiklizmit ka organizuar për tre ditë me rradhë në Elbasan garën e rradhës, atë më të rëndësishme e vitit për këtë moshë. Dhe dy çiklistët e Vllaznisë Defrim Dholla dhe Gjergj Zefi kanë triumfuar mbi të gjithë të tjerët duke dominuar në të tre etapat e këtij turi.

Për rrjedhojë, në fund të aktiviteti, Defrim Dholla është vlerësuar nga Federata si çiklisti më aktiv i Turit Çiklistik. Vetë ai, është shprehur i lumtur për këtë sukses që sipas tij, ka ardhur edhe falë kontributit të të gjithë ekipit.

Por përveç garës së të rinjve, Federata ka shfrytëzuar këtë aktivitet për të zhvilluar edhe gara për të rriturit dhe paratërinjtë, në të cilat sërish çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar. Në tre etapat e paratërinjve, ka spikatur çiklisti Mateo Balaj që ka fituar njërën prej tyre dhe në një tjetër është renditur i dyti. Përveç tij ka bërë një paraqitje shumë të mirë edhe çiklisti tjetër Servet Kastrati që në dy etapa është renditur në vend të dytë duike u ngjitur në podium. Emocione kanë dhuruar edhe garat e të rriturve ku në etapën e parë Astrit Kronaj është fitues dhe Bruno Kola në vend të dytë, ndërkohë që në etapën e dytë, Astrit Kronaj është renditur i dyti dhe Marçelo Kola i treti.

Më e bukura ka qenë etapa e tretë dhe e fundit e këtij aktiviteti ku janë shkëputur pesë çiklistë të Vllaznisë dhe bashkë me ta edhe një i Elbasanit por në fund, podiumi është i gjithi për shkodranët. Bruno Kola është i pari, Astrit Kronaj i dyti dhe Marçelo Kola i treti. Në këtë mënyrë këtu është mbyllur edhe ky aktivitet ndërkohë që çiklistët e Vllaznisë do të jenë edhe baza e ekipeve kombëtare që do të marrin pjesë këtë fundjavë në Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet në Bosnjë.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA E TË RINJVE E NIS ME FITORE KAMPIONATIN

Vllaznia në basketboll për të rinj e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Në …